Kosova
Votat e diasporës në 22 shtete, ja sa para i kushtuan buxhetit të Kosovës
Tashmë dihet se këtë të të mërkurë ka nisur procesi i votimit jashtë Kosovës për qytetarët që janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet lokale 2025, për kryetarë të komunave dhe për kuvendet komunale, përcjell albinfo.ch.
Për t’u siguruar që fletëvotimet të arrijnë në kohë te votuesit që jetojnë jashtë Kosovës, KQZ-ja ka kontraktuar një operator ekonomik për kryerjen e shërbimeve postare.
E shërbimet postare për votim jashtë vendit nuk është se i kanë kushtuar edhe pak kuletës së shtetit.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 268,900.00 euro dhe tenderi i është besuar operatorit ekonomik “3P Sh.P.K”.
KQZ-ja ka sqaruar se, ndonëse shërbime të ngjashme ofrohen nga Posta e Kosovës, kjo e fundit nuk mund të garantojë arritjen e dërgesave në kohë në kontinentet jashtë Evropës (për shkak të kohëzgjatjes prej afërsisht dy javësh) dhe nuk ofron shërbimin e tërheqjes së pakove në shtetet përkatëse. Për këtë arsye, është parë i nevojshëm kontraktimi i një operatori me marrëveshje me kompani ndërkombëtare të postës së shpejtë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










