Lajme
Peticion për mbrojtjen e fëmijëve në rrjetet sociale: Mbi 60,000 nënshkrime në Zvicër
Më shumë se 60,000 persona në Zvicër kanë nënshkruar një peticion që kërkon vendosjen e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale si Instagram dhe TikTok për fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 16 vjeç. Peticioni iu dorëzua Këshillit Federal nga shoqata jofitimprurëse “Nextgen 4 Impact”, e cila raportoi se në total janë mbledhur mbi 67,000 nënshkrime.
Kërkesa kryesore: Moshë minimale për rrjetet sociale
Shoqata thekson se një kufizim i tillë është i nevojshëm për të mbrojtur fëmijët nga varësia, ngacmimi në internet dhe manipulimi komercial. “Ne kemi nevojë për një kufi të qartë moshe për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet e botës dixhitale”, thuhet në deklaratë. Sipas tyre, gjithnjë e më shumë fëmijë në moshë fillore janë të pranishëm në internet çdo ditë, duke u ekspozuar ndaj fenomeneve si cyberbullying, cybergrooming dhe abuzim.
Rrjetet sociale nuk duhet të përcaktojnë vetëvlerësimin
Peticioni thekson se pëlqimet dhe ndjekësit në platformat sociale nuk duhet të jenë faktori përcaktues i vetëvlerësimit të fëmijëve. Politikanët duhet të reagojnë dhe ta përditësojnë legjislacionin për t’iu përshtatur realitetit digjital të ditëve të sotme.
Shoqata shton se ndonëse një ndalim nuk i eliminon të gjitha rreziqet, ai do të ndihmojë në ngritjen e ndërgjegjësimit – ashtu siç ekzistojnë rregulla për mbrojtjen e të miturve në përdorimin e alkoolit.
Mbështetje politike dhe institucionale
Peticionit i janë bashkuar edhe figura të njohura si:
Nina Fehr Düsel, deputete e SVP nga Cyrihu
Friederike von Waldenfels, sipërmarrëse
Rrjeti i Mësuesve Zviceranë
Shoqata për Fëmijëri pa Smartphone në Zvicër (SfKS)
Organizata Human Change
Këshilli Federal është shprehur më herët se do të shqyrtojë mundësinë e një ndalimi të tillë.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













