Lajme
Punimet në Gotthard: Bllokimi i makinerisë së shpimit mund të shkaktojë vonesa deri në dy vjet
Mes paralajmërimeve nga disa gjeologë, një shpim eksplorues i shembur dhe një makineri shpimi e bllokuar, ndërtimi i tunelit të dytë rrugor të Gotthard-it po shndërrohet në një sfidë të madhe për Zyrën Federale të Rrugëve (FEDRO). Jozyrtarisht, ekspertët parashikojnë edhe një vonesë deri në dy vjet.
Makineria e shpimit “Paulina”, e prodhuar në Gjermani, u bllokua pas vetëm 190 metrash në seksionin jugor të tunelit të dytë rrugor të Gotthard-it, që po hapet nga Airolo, në fillim të verës. Sipas FEDRO, “sfidat gjeologjike” në këtë segment kërkojnë ndryshim metode. Aktualisht, makineria është e ngecur rreth 200 metra në thellësi, transmeton albinfo.ch.
Tuneli i dytë i Gotthard-it, me gjatësi 16.9 kilometra, është parashikuar të hapet në vitin 2030 dhe do të kushtojë mbi 2 miliardë franga zvicerane. Punimet po zhvillohen nga të dyja anët, veriore dhe jugore. Në veri gjithçka po ecën sipas planit, ndërsa në jug, makineria “Paulina” do të zëvendësohet me shpërthime të kontrolluara.
Ky ndryshim do të sjellë kosto shtesë deri në 20 milionë franga dhe vonesa deri në tetë muaj. Megjithatë, zyrtarisht nuk është shpallur ende një shtyrje e datës së përfundimit.
Sipas burimeve të brendshme, të cituara nga televizioni publik gjermanofon SRF, shpimi nga jugu mund të vonohet deri në dy vjet. Vetëm kostot shtesë të personelit do të jenë të larta, pasi puna do të zhvillohet 24 orë në ditë, ndryshe nga më parë kur punohej pesë ditë në javë me dy turne.
Shpime të shembura dhe bllokime të përsëritura
Bllokimi i makinerisë nuk ishte i papritur. Që pas pesë metrave të parë, makineria kishte ngecur për një muaj, pasi hasi në një zgavër ku gurët bllokuan mekanizmin. Fenomeni u përsërit këtë verë në 192 metra thellësi, por me një zgavër shumë më të madhe.
Që në vitin 2016 kishte paralajmërime serioze: një shpim eksplorues ishte shembur. “Nëse vetëm një shpim gjatë eksplorimit nuk qëndron, kjo është tashmë një kambanë alarmi,” theksoi për SRF Adrian Pfiffner, profesor emeritus i gjeologjisë në Universitetin e Bernës.
Në vitin 2018, një raport prej 150 faqesh rekomandonte: “Të shpohet dhe të përdoret dinamiti të paktën për 200 metrët e parë (idealja 400 metra) nga portali i Airolo-s, dhe vetëm më pas të përdoret makineria e shpimit, kur kushtet gjeoteknike janë më të favorshme.”
Një raport i dytë i vitit 2020 paralajmëronte gjithashtu për vështirësi, duke theksuar se shkëmbinjtë në 200–400 metrët e parë (madje deri në 700 metra) ishin të paqëndrueshëm dhe të dobësuar. Por ky raport, ndryshe nga i pari, rekomandonte përdorimin e makinerisë edhe në këtë segment – një vendim që gjeologë si Hans-Rudolf Keusen dhe Adrian Pfiffner e quajnë të pakuptueshëm.
Vendimi i FEDRO-s
Sipas Guido Biaggio, zëvendësdrejtor i FEDRO-s, vendimi për të përdorur makinerinë u mor në konsultim me ekspertë dhe u bazua në raporte gjeologjike që garantonin fizibilitetin. “Gjithmonë ekziston një rrezik i mbetur. Nuk mund të ndërtojmë një tunel pa rreziqe të mbetura,” theksoi ai.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












