Lajme
Dardan Shabani debuton si autor në Gjenevë me komedinë absurde “Carafes”
Dardan Shabani sjell në Gjenevë shfaqjen e parë si autor

Autori, aktori dhe regjisori shqiptar, Dardan Shabani, sjell për herë të parë në skenë një vepër të shkruar prej tij, duke hapur një kapitull të ri në krijimtarinë e tij artistike, shkruan platforma mediale Albinfo.ch.
Vlen të theksohet se shfaqja “Carafes” është një komedi absurde e strukturuar në 13 skena, vë në qendër të saj situata të mbushura me tension, siklet dhe humor, duke reflektuar mbi ato momente të jetës kur gjithçka del jashtë kontrollit.
Premiera e shfaqjes do të mbahet në Théâtre La Traverse në Gjenevë, ku publiku do të ketë mundësi ta ndjekë nga data 16 deri më 26 shtator.
Një hap i ri në karrierë
I njohur për angazhimin e tij në skenën teatrore zvicerane, Shabani tashmë shënon një arritje të veçantë si autor. Përmes “Carafes”, ai jo vetëm që eksploron një dimension të ri krijues, por edhe përpiqet të ndërtojë një urë lidhëse mes teatrit frankofon dhe komunitetit shqiptar në Zvicër.
“Me La Part de Feu kam arritur të sjell shumë shqiptarë në sallë dhe tash dua t’i motivoj të vijnë edhe kur tregimi është përvoja universale”, ka deklaruar ai, duke theksuar rëndësinë që ky rrugëtim të ndahet me komunitetin shqiptar.
Teatri si hapësirë e përbashkët
Shabani beson se arti skenik nuk duhet të mbetet vetëm brenda kornizave të identitetit kombëtar. Përmes kësaj shfaqjeje, ai i fton bashkatdhetarët të bëhen pjesë e një përvoje teatrale që, edhe pse nuk lidhet drejtpërdrejt me historinë apo prejardhjen shqiptare, trajton emocione dhe situata të cilat janë universale dhe të kuptueshme për secilin.
“Carafes” pritet të tërheqë një audiencë të larmishme, duke e pozicionuar Shabanin si një zë origjinal në teatrin frankofon, ndërkohë që forcon rolin e diasporës shqiptare në jetën kulturore të Zvicrës.
Një ftesë për komunitetin shqiptarë
Ky projekt përbën një mundësi për shqiptarët e Gjenevës dhe më gjerë që të afrohen me teatrin dhe të ndihen pjesë e një diskursi më të gjerë kulturor. “Do të ishte shumë e rëndësishme për mua që ky rrugëtim të ndahet me komunitetin shqiptar përmes faqes suaj”, është shprehur Shabani për Albinfo.ch duke treguar përkushtimin e tij ndaj ruajtjes së lidhjeve me rrënjët.
Me këtë debutim si autor, Dardan Shabani synon të lërë gjurmë në skenën teatrore zvicerane, duke treguar se arti mund të bashkojë kultura dhe të krijojë hapësira të reja komunikimi përmes gjuhës universale të humorit dhe emocioneve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
swissalbs: Të veprojmë si qytetarë të Zvicrës, pa mohuar identitetin tonë Përparim Avdili: “Koha është pjekur që komuniteti shqiptar jo vetëm të flasë për numrin e tij...
-
Filmi shqiptar „Streha mes reve“, bëri bashkë komunitetet fetare në Wil
-
Cyrih
Hana Syla, presidente e Unionit të Studentëve për Shkenca Humane, Shoqërore, dhe Politike në ETH Cyrih
-
Vjenë
Eksperienca austriake frymëzon delegacionin kosovar në fushën e energjisë
-
Gjermani
Bavari: Nxënësit e diasporës sjellin kulturën shqiptare në Festën e Kulturës në Landshut
Jeta në Austri
-
Vjenë
Eksperienca austriake frymëzon delegacionin kosovar në fushën e energjisë Vjenë: Delegacion zyrtar nga Kosova viziton Austrinë për shkëmbim përvoja në fushën e energjisë së qëndrueshme...
-
“In Between” – Ekspozita e Albana Ejupit, ku piktura takohet me skulpturën
-
Shtetasi kosovar arrestohet për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare
-
“Dita Kulturore Shqiptare” rikthehet në Graz, shqiptarët bashkohen më 28 shtator
-
Rritja e kostove çon në largimin e Wizz Air nga Aeroporti i Vjenës