Integrimi
Prezantim i bukur i shqiptarëve në “Festën e komuniteteve”
Natyrisht që kur flitet për komunitetet në Zvicër, aty nuk mund të mungojnë shqiptarët.
Prindërit e fëmijëve të shkollës shqipe „Naim Frashëri“ ishin përkujdesur që të përfaqësonin Kosovën karshi komuniteteve të tjera dhe atij zviceran.
Sahadete Rashiti njëra prej nënave të fëmijëve që vizitojnë shkollën shqipe tha se janë munduar të prezantojnë kulturën shqiptare me ushqime këngë dhe valle tradicionale. Edhe pse muaji i Ramazanit dhe agjërueshëm, ajo kishte përgatitur ushqimin nga shtëpia si edhe gratë tjera, për ta prezantuar para publikut të larmishëm.
„Organizatore e kësaj feste të kulturave është komuna dhe kisha katolike e cila i fton të gjitha komunitetet që jetojnë në Affoltern am Albis dhe e shihni edhe vet se secili komunitet e tregon kulturën e vet dhe specialitetet e veta.
Ne këtu sivjet kemi marrë pjesë së bashku me shkollën shqipe „Naim Frashëri“ ku fëmijët tanë kanë kënduar kurse për vallëzim kemi ftuar ansamblin „Trojet“ dhe jemi shumë të kënaqur. Kënaqësia e fëmijëve është e veçantë sepse kjo festë mbahet një herë në vit dhe është kënaqësi për ta të prezantosh kulturën tonë duke kënduar e vallëzuar. Edhe ne si prindër jemi shumë të kënaqur sepse kemi përgatitur specialitetet tona në shtëpi dhe i kemi sjellë këtu. Kemi sjellë ushqime të ndryshme si pite, ëmbëlsira si tatli, gurabia që janë përgatitur edhe nga gjyshet tona në atë kohë kurse tash i kemi mësuar edhe ne, tha në ndër tjera Rashiti.
Edhe Merita ishte e pranishme në këtë festë ku kishte ardhur ta përcjellë djalin e saj duke vallëzuar.
„Është një organizim shumë i mirë, sepse ka për synim afrimin e komuniteteve në një vend, dhe e përmirëson imazhin e secilit komunitet karshi zviceranëve. Fëmijët tanë me paraqitjen e tyre përfitojnë mjaft shumë sepse ata, sidomos këtu, kanë nevojë për kulturën e tyre. Edhe në prindërit marrim pjesë në çdo paraqitje të fëmijëve. Atmosfera këtu është tepër e bukur dhe nuk mund ta dalloj programin e asnjë komuniteti. Të gjithë ishin t¨shkëlqyer“, tha Merita.
Mësuesi i shkollës shqipe Hasan Spahiu tregon se edhe këtë vit, sikurse edhe vitin e kaluar kur ishte prezent, fest ka qenë shumë mirë e organizuar dhe se ishin paraqitur shumë mirë.
„Unë jam mësues në shkollës shqipe ose ndryshe quhet edhe mësim integrues për arsye se ne përpiqemi që t`i integrojmë njerëzit duke e ruajt identitetin shqiptar. Shkolla shqipe në këtë festën e komuniteteve është pjesëmarrëse thuajse çdo here. Pjesëmarrjen këtu e kanë organizuar prindërit, edhe tendën këtu edhe dekorimin e saj, por edhe ushqimet tradicionale i kanë përgatitur dhe sjellë prindërit.
Në vitin e kaluar jemi paraqitur si krushq duke shkuar me marrë nusen pra sipas traditës shqiptare, pra është sjellë një pjesë e traditës. Kjo është festë e kulturave dhe shohim dallimet e njëri-tjetrit. do të bëja apel te të gjithë prindërit që t`i sjellin fëmijët në shkollën shqipe sepse kështu e ruajmë më mirë identitetin tonë shqiptar“ shtoi mësuesi Spahiu.
Ishin këngët dhe vallet ato që i bashkonin të gjithë pa marrë parasysh racën, kombin apo fenë. Secila këngë apo valle kishte bukurinë e saj që të bënte për vete. Tendat të cilat prezantonin vendin e prejardhjes të zgjonin kureshtjen për të shkuar te secila prej tyre dhe të marrësh ushqim apo të pyesësh për gjëra që të interesonin për vendin e tyre.
Blearta Gashi (19) dhe Qëndresa Kuqi(17) që të dya valltare të ansamblit „Trojet“ tregojnë se komuniteteve të huaj iu pëlqen shumë vallëzimi shqiptar.
„Unë merrem me vallëzim që nga mosha trevjeçare por pjesë e ansamblit „Trojet“ jam qe dy vite. Vallëzimi shqiptar më pëlqen shumë. Edhe pse kam dëshirë me i përcjell edhe vallëzimet e kulturave të tjera, vallja shqiptare është diçka e veçantë. Përveç kësaj feste këtu kemi pasur edhe raste të tjera ku kemi vallëzuar. Dhe, mund të them se të huajt janë shumë të interesuar të përcjellin vallëzimin tonë dhe na bashkohen në valle. Vallëzimi shqiptar është i mirë e sidomos këtu në Zvicër sepse nuk e harron traditën shqiptare.“ u shpreh Qëndresa
„Unë merrem qe 6 vite me vallëzim kurse qe dy vite jam te ansambli „Trojet“. Vallëzimi shqiptar i pëlqen te gjithëve jo vetëm sot këtu, por edhe në shkollë shoqet e nacionaliteteve të tjera më thonë që t`i mësoj të vallëzojnë si ne“ tha Blearta
Koreografi i ansamblit „Trojet“ Arsim Berisha i cili kishte përgatitur programin e valleve për këtë festë, tregon se sot kanë bërë një paraqitje të mirë dhe se shpreson t`u kenë bërë përshtypje të mirë të tjerëve.
„Me vallëzim merrem qe mbi 20 vite këtu në Zvicër. Fillimisht jam inkuadruar dhe jam një ndër themeluesit e ansamblit „Vatra“ në Zvicër, kurse këto dy vitet e fundit jam edhe te ansambli „Trojet“ . Provat i mbajmë një herë në javë kurse para komunitetit tonë por edhe të huaj kemi paraqitje të shpeshta. Karakteristike është se vallet tona vështrohen nga një këndvështrim shumë i veçantë. Edhe kostumet tona bëjnë shumë përshtypje te të huajt gjë që na gëzon”, tha koreografi Berisha.
Përveç shqiptarëve në këtë festë u përfaqësuan edhe Italia, Sri Lanka, Ekuadori, Kolumbia, Angola, Afganistani, Polonia, Kina, Zvicra etj.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak