Lajme
Zvicra, parajsa e punës me orar të pjesshëm, sidomos për gratë
Puna me orar të pjesshëm është dukuri shumë e përhapur në Zvicër, sidomos te gratë dhe nënat me fëmijë. Sipas raportit të fundit të Zyrës Federale të Statistikave (BFS), në tremujorin e dytë të vitit 2024, 38,7% e të punësuarve në Zvicër punonin me kohë të pjesshme, që do të thotë me një normë më të ulët se 90%. Krahasuar me vitin 1991, kjo përqindje është rritur me 13,3 pikë përqindje.
Gratë punojnë 2,8 herë më shpesh me orar të pjesshëm se burrat (58,4% kundrejt 21,1%). Sidomos nënat me fëmijë të vegjël zgjedhin këtë formë punësimi: gati tre të katërtat (74,9%) e tyre punojnë pjesërisht, ndërsa tek burrat me fëmijë kjo përqindje është vetëm 14,3%.
Edhe mosha luan rol: ndërsa tek të rinjtë 15-24 vjeç vetëm 28,2% punojnë pjesërisht, kjo shifër arrin në 86,3% tek personat mbi 65 vjeç.
Nga ana tjetër, drejtuesit e kompanive dhe personat me pozita menaxheriale punojnë më rrallë me kohë të pjesshme (24,0%) në krahasim me punonjësit pa përgjegjësi udhëheqëse (45,5%).
Arsyet për punë me orar të pjesshëm ndryshojnë sipas gjinisë: një e treta e grave e justifikojnë atë me detyrat e kujdesit për fëmijët, ndërsa burrat më shpesh e lidhen me arsyet e shkollimit ose trajnimit.
Megjithatë, Zvicra nuk është e vetme në këtë trend. Në nivel evropian, ajo zë vendin e dytë pas Holandës për përhapjen e punës me orar të pjesshëm. Përqindja e saj (41,5%) është dukshëm mbi mesataren evropiane prej 18,7%.
Zvicra në krye të Evropës
Në nivel evropian, Zvicra zë vendin e dytë pas Holandës për përhapjen e punës me orar të pjesshëm. Përqindja e saj (41,5%) është dukshëm mbi mesataren evropiane prej 18,7%. Në fqinjësi, shifrat ndryshojnë shumë: Austri (31,3%), Gjermani (30,6%), Francë (17,5%) dhe Itali (17,0%).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













