Kosova
Lista Serbe në ankesë nuk përmendi termin “Kuvendi i Prishtinës”
Kushtetuesja deklarohet për ankesën e Listës Serbe për nënkryetarin
Sot, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se Lista Serbe në ankesën e saj për çështjen e nënkryetarit të Kuvendit, nuk e ka përdorur termin “Kuvendi i Prishtinës”, siç e kishte cekur në njoftimin publik vetë kjo parti, përcjell albinfo.ch.
Gjykata ka konfirmuar po ashtu se është duke u marrë me ankesën e Listës Serbe.
Lista Serbe pati njoftuar të shtunën se ka dërguar ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër votimit ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, nga radhët e komuniteteve pakicë gjatë seancës konstituive. Në njoftimin publik, Lista Serbe pati refuzuar ta përmendë Kuvendin e Kosovës duke iu referuar seancave si të mbajtura në “Kuvendin në Prishtinë”.
Rasti pati nxitur reagime të shumta, ndërsa tash Gjykata Kushtetuese ka thënë se në kërkesë Lista Serbe s’ka përdorur term të tillë.
“Kërkesa e parashtruar nga përfaqësuesit e Listës Serbe, më 30 gusht 2025, është duke u proceduar nga Gjykata. Në kërkesën e parashtruar nuk figuron askund termi ‘Kuvendi i Prishtinës’”, thuhet në përgjigjen e kësaj gjykate për KOHËN.
Asnjë nga 9 deputetët e kësaj partie nuk ka marrë shumicën e votave në Kuvend për t’u zgjedhur nënkryetar. E votat nuk i mori as deputeti tjetër serb, Nenad Rashiq, që nuk i takon këtij grupi. Paraprakisht, kryeparlamentari Dimal Basha ndau procesin e votimit për nënkryetarët nga radhët e komuniteteve.
E kjo çështje është kontestuar si jokushtetuese nga Lista Serbe.
Pavarësisht dështimit për të zgjedhur një nënkryetar serb, Basha e ka shpallur të konstituuar Kuvendin.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












