Lajme
Ushtria zvicerane në krizë: mungesë personeli, pajisje të vjetra dhe skandale financiare
Ushtria zvicerane po përballet me një krizë të thellë, mes mungesës së personelit, pajisjeve të vjetruara dhe skandaleve financiare që kanë dëmtuar besueshmërinë e saj. Ndërsa kërcënimet e sigurisë në Evropë po intensifikohen pas luftës në Ukrainë, pyetja thelbësore që po shtrohet është nëse Zvicra është e gatshme të mbrojë veten. Përgjigja e ekspertëve është e qartë: jo, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
“Ne nuk jemi gati për një luftë moderne. Ushtarët kanë nevojë për pajisje bashkëkohore që t’u japin atyre një shans real përballë një kundërshtari,” ka deklaruar majori Raynald Droz. Aktualisht ushtria zvicerane numëron rreth 120 mijë trupa, një shifër që konsiderohet e pamjaftueshme për mbrojtjen e vendit.
Mungesa e forcës njerëzore shoqërohet edhe me gjendjen e pajisjeve ushtarake. Shumë prej automjeteve dhe sistemeve të artilerisë janë mbi 50 vjet të vjetra. “Me këtë lloj pajisjesh, gjithmonë ka diçka që prishet,” ka theksuar gjeneralmajor Rolf Siegenthaler, duke fajësuar mungesën e vullnetit politik për riarmatime gjatë tri dekadave të fundit.
Kriza është thelluar edhe nga menaxhimi problematik në Departamentin Federal të Mbrojtjes (DDPS). Dorëheqjet e njëpasnjëshme, blerja e diskutueshme e 36 avionëve F-35 me kosto mbi 6 miliardë franga, si dhe problemet në 20 projekte të mëdha me vlerë 19 miliardë franga kanë tronditur institucionin. Skandalet në kompaninë shtetërore të armëve, RUAG, ku janë zbuluar dyshime për mashtrim dhe korrupsion, kanë dëmtuar edhe më tej reputacionin e mbrojtjes zvicerane.
Ministri i ri i Mbrojtjes, Martin Pfister, e ka pranuar gjendjen kritike, duke premtuar ndryshim të shpejtë të kulturës në RUAG dhe një strategji të re sigurie deri në fund të vitit. “Duhet transparencë dhe integritet, kjo është sfida jonë kryesore,” ka thënë ai.
Parlamenti ndërkohë ka miratuar rritjen e buxhetit të ushtrisë me 4 miliardë franga deri në vitin 2028. “Siguria është bërë përparësi,” ka theksuar këshilltarja kombëtare Isabelle Chappuis.
Sipas analistit ushtarak Georg Häsler, Zvicra ndodhet në një pikë kthese historike: “Ligji i më të fortit është rikthyer. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë” , transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












