Lajme
Si arrin të bashkëjetojë një zviceran me ujkun

Si është e mundur jeta me ujkun? Kjo është një nga pyetjet më të mëdha me të cilat po përballet sot bujqësia malore zvicerane.
Një përgjigje duket se vjen nga Alp Aion, një alp historik në anën lindore të luginës Calanca, në jug të kantonit Graubünden. Deri më tani, aty nuk janë shënuar raste të kafshëve të shqyera nga ujqit, edhe pse numri i tyre është në rritje. Sekreti qëndron tek prania e përhershme e bariut, qenit mbrojtës dhe rrethimeve elektrike, shkruan SRF, përcjell albinfo.ch.
Një shembull i bashkëjetesës me ujkun
“Sot kemi gardhe me rrjeta nën tension shumë të lartë. Vendosja kërkon shumë punë, por duhet t’i përshtatesh situatës. Më parë nuk flitej për gardhe, por tani me praninë e ujkut është e domosdoshme,” thotë Sergio Losa, i cili së bashku me djalin e tij Marco menaxhojnë alpin.
Rrjetat elektrike arrijnë deri në 1.50 metra lartësi dhe rrethojnë dy kasolle malore, një stallë dhe një strukturë të lëvizshme për natën. Përveç kësaj, kafshët ruhen çdo ditë nga barinj profesionistë dhe një qen i trajnuar për mbrojtjen e tufës. Sistemi është ngritur me mbështetjen e fondacionit Bergwaldprojekt dhe është në funksion që prej vitit 2017.
Një histori ringjalljeje
Nga qershori deri në shtator, Alp Aion strehon rreth 200 dhi, 25 dele dhe dy mushka, të cilat sjellen nga fermerë të ndryshëm të Graubündenit dhe të Ticinos. Rreth gjysma e kafshëve transportohen me kamion nga Tisini në Calanca.
“I sjell dhitë e mia nga Wallisi në Calanca, sepse kushtojnë rreth 800 franga copa dhe jam lodhur t’ia fal ujkut këtë para. Besoj se këtu janë më të sigurta,” thotë Giacomo Martinetti, fermer nga Brione Sopra Minusio. Sipas tij, në Calanca ka më pak raste sulmesh krahasuar me Wallisin, Tisinon apo pjesë të tjera të Graubündenit.
“Sipas mendimit tim, bashkëjetesa mes dhive, deleve dhe ujkut është e mundur, nëse menaxhimi bëhet si duhet,” shton Marco Losa.
Perspektiva e Bergwaldprojekt
Bergwaldprojekt është një fondacion jofitimprurës me seli në Trin (Graubünden), i themeluar në vitin 1987, që promovon mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe peizazheve malore.
“Të jetosh me ujkun është e realizueshme, problemi është i zgjidhshëm. Ne po e praktikojmë këtë këtu. Dhe fakti që fermerët nga Ticino sjellin kafshët e tyre këtu, tregon se sistemi funksionon,” shpjegon Riccardo Siller, drejtues i fondacionit.
Sipas tij, ujku luan edhe një rol pozitiv ekologjik: ai mban në kontroll numrin e kafshëve të egra, të cilat shpesh shkaktojnë dëme në pyje. “Duhet të gjendet një ekuilibër. Sigurisht që ujku shkakton edhe dëme, por nga pikëpamja ekologjike është e drejtë që ai të jetë këtu,” thekson Siller.
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit...
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë