Zvicra ka vendosur të ashpërsojë sanksionet kundër Jemenit. Ajo nuk do të eksportojë më mallra ushtarakë në Jemen ka vendosur Këshilli Federal.
Duke marrë këtë vendim, Zvicra ka bërë zbatimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së sipas të drejtës së Zvicrës.
Këshilli i Sigurimit nga mesi i prillit kishte vendosur ashpërsimin e sanksioneve kundër Jemenit, përfshirë këtu edhe embargon e armëve kundër pesë personave nga ky vend. Këtu hyjnë ish presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh dhe shefi i rebelëve të fisit Huthi, Abdulmalik al-Huthi.
Zvicra ndërpret shitjen e armatimit në Jemen
0 Likes
0 Share