Lajme
Dërgoni fëmijët në shkollat shqipe në Zvicër, regjistrimet fillojnë nga nesër, më 15 gusht
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë fton të gjithë prindërit shqiptarë që jetojnë në Zvicër të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat shqipe që funksionojnë në kantone të ndryshme të vendit.Ambasada thekson se regjistrimi është i hapur dhe inkurajon bashkëpunimin e komunitetit për të mbështetur këto iniciativa arsimore.
“Të dashur prindër shqiptarë që jetoni në Zvicër, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë fton të gjithë të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat e gjuhës shqipe në kantonet zvicerane!
Mësimi zhvillohet edhe në shumë qytete të Zvicrës dhe është një mundësi e çmuar për fëmijët të lidhen me gjuhën, kulturën dhe rrënjët e tyre shqiptare.”, thuhet në një postim të Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë.
Regjistrimet hapen nga nesër, më 15 gusht.
Për adresat e shkollave dhe regjistrimin klikoni këtu: https://qbd.gov.al/shkollat-shqipe
Le ta ruajmë gjuhën tonë të bukur dhe ta përcjellim brez pas brezi!
Lexoni po ashtu:
Ftohen prindërit në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat e gjuhës shqipe
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












