Futboll
Yakin: Ardon Jashari është mesfushor modern
Selektori i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, ka dhënë vlerësime të larta për Ardon Jasharin, pas transferimit të mesfushorit shqiptar nga Club Brugge te skuadra italiane AC Milan, transmeton albinfo.ch.
Në një intervistë për gazetën prestigjioze italiane La Gazzetta dello Sport, Yakin e ka cilësuar Jasharin si një mesfushor modern me cilësi të larta fizike dhe teknike, duke theksuar veçanërisht karakterin e tij si lider dhe punëtor të madh.
“Mesfushor modern me kualitete të larta fizike e teknike. Më së shumti tek Ardoni më ka pëlqyer karakteri i tij. Ai punon fort, është ambicioz dhe e ka karakterin e liderit”, ka thënë Yakin.
I pyetur nëse ka shqetësime që Jashari mund të përballet me vështirësi si rasti i Charles De Ketelaere, trajneri zviceran është shprehur i bindur në suksesin e tij te Milani.
“Nuk shqetësohem për këtë gjë. Në moshën 19-vjeçare ai ishte kapiten te Luzerni dhe në vitin e tij të parë larg Zvicrës, ai i ka impresionuar të gjithë, madje edhe në Ligën e Kampionëve. Ai e ka personalitetin dhe mentalitetin për të bërë mirë te Milani dhe të bëhet futbollist i klasit botëror,” ka deklaruar Yakin.
Jashari, 23 vjeç, u zyrtarizua këtë javë si përforcimi më i ri i kuqezinjve, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim Ndërsa bizneset ankohen për mungesën e praktikantëve, rreth 20,000 të rinj në Austri po kërkojnë një... -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern












