Kosova
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të cilat dëshiron t‘i implementon në të ardhmen
Revista vjetore austriake „Architects“ pjesë e mediumit „Architektur Aktuell“, çdo vit pasqyron punën e arkitekteve në Austri dhe vlerëson projektet më interesante për të ardhmen e popullatës së këtij vendi. Për të dytin vit radhazi, pjesë e kësaj reviste është edhe arkitekti shqiptar me banim në Vjenë, Esat Bytyqi, i cili është edhe themelues i studios arkitekturore „Bex Architectur ZT“. Revista ka vlerësuar dy projektet e tij,të cilat dëshiron t‘i implementon në të ardhmen.
„Ne jemi të përfshirë në projekte ndërtimi banesash nëAustrinë e Ulët. Jemi në ndërtim të dy ndërtesa banimi dhe 16 shtëpi me tarraca. Këto projekte kombinojnë qasje tëndryshme arkitekturore që plotësojnë nevojat e banorëve dhe zonës përreth”, ka thënë ai për “Architects”, përcjell albinfo.at.
Shtëpitë me tarraca duhet të ruajnë një ekuilibër midis popullsisë së dendur dhe cilësisë së jetës individuale, me fokus në përdorimin efikas të hapësirës duke ruajtur një atmosferëmikpritëse.
“Në ndërtesat tona të banimit, ne i kushtojmë vëmendje funksionalitetit dhe dizajnit estetik për të siguruar një cilësi të lartë jetese”, shprehet tutje, Esat Bytyqi.
Arkitekti Bytyqi i cili është i njohur për projektet e tij nëAustri dhe Kosovë, ka folur për këtë revistë edhe rreth dëshirës që ka për të realizuar dy projekte të tij.
“Do të doja të realizoja një projekt për një çerdhe dhe njëshkollë. Një çerdhe e projektuar mirë nga ana arkitekturore dhe funksionale luan një rol formues në zhvillimin e hershëm duke promovuar kreativitetin, ndërveprimin shoqëror dhe tënxënit e dijës.
Në shkolla, është e rëndësishme të krijohen mjedise mësimore emocionuese dhe frymëzuese. Hapësira për punë individuale dhe punë në grup që mbështesin përqendrimin dhe ndërveprimin”, ka thënë ai.
“BEX-Architectur ZT” është kompani e arkitekturës në Vjenë, e cila u krijua në vitin 2015 nga Esat Bytyqi. Nga shtëpitë e banimit, ndërtesat banesore, e deri tek hotelet dhe muzetë, janë objektet për të cilat kompania ka tashmë vite eksperiencë në tregun austriak
Përveç shumë projekteve banimi në Vjenë dhe më gjerë, një nga projektet më të veçanta për Esatin, mbetet memoriali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Istog. Arkitekti ka thënë për albinfo.at se, ky memorial lidhet direkt me jetën dhe veprën e Rugovës dhe ndërtimi i tij është bërë për të nderuar punën e “arkitektit të shtetit të Kosovës”.
Ai poashtu është projektues i “Hotel new Trofta” nëkompleksin “Trofta” në Istog.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje












