Lajme
Itali: Shqiptari tenton të vrasë një bashkëkombas, arrestohet nga policia
Arrestohet në Itali një shqiptar, akuzohet për tentim vrasje ndaj një shqiptari tjetër
Raportohet se një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në kufirin e Ventimiglia-s, teksa po kthehej nga Franca, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me thikë një 30-vjeçar, bashkëqytetarin e tij, po ashtu shqiptar. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 16 Korrikut në parkingun e qendrës tregëtare Gran Reno, në Casalecchio, në afërsi të Bolonjës.
Referuar raportimeve të mediave përtej Adriatikut, 43-vjeçar i armatosur me thikë, e goditi dy herë bashkëqytetarin e tij shqiptar, një herë në shpinë dhe një herë në qafë, përpara se të arratisej, duke u larguar jashtë vendit. Hetuesve nuk u desh shumë punë për të zbardhur ngjarjen, pasi 43-vjeçari ishte filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë.
Autori dyshonte se 30-vjeçari që plagosi ishte i dashuri i bashkëshortes së tij dhe dyshimet e autoriteteve janë se kemi të bëjmë me një krim pasioni. 43-vjeçari shqiptar është një banor i ligjshëm i Pianoro-s, me një precedent të mëparshëm penal për trafik droge.
30-vjeçari mbeti i plagosur rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa u dërgua me urgjencë në Spitalin Maggiore pas sulmit dhe vijon të jetë ende i shtruar në këtë spital. Klientët e tjerë të qendrës tregtare e vunë re atë duke u shemb në dysheme në një pellg gjaku dhe ngritën alarmin. Thika e përdorur u gjet pak më vonë nga oficerët, e braktisur pranë parkingut të qendrës tregtare.
Nuk është e qartë nëse autori 43-vjeçar, menjëherë pasi u largua nga Shopville, u nis për në Francë dhe më pas, ndoshta duke menduar se gjërat mund të ishin qetësuar, vendosi të kthehej natën tjetër. Këto çështje do të duhet të sqarohen nga karabinierët, ndërsa shqiptari, aktualisht i ndaluar në burgun e Sanremos, do të intervistohet nga gjykatësi për seancën e tij paraprake dëgjimore.
E-Diaspora
-
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë Autoritetet britanike dhe ato të Kosovës kanë goditur një rrjet të dyshuar për prodhimin e dokumenteve... -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar











