Muzikë
“Ëndrra pa kufi, Opera pa mure” – Rame Lahaj International Opera Festival, fillon më 23 korrik
Nën temën “Ëndrra Pa Kufi, Opera Pa Mure”, edicioni i 5-të përforcon thirrjen për ndërtimin e një shtëpie opere në vend, jo si luks, por si një nevojë jetike për zhvillimin artistik dhe shoqëror
Për pesë vite me radhë, Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj (RLIOF) ka qenë më shumë se një ngjarje artistike.
Ai ka qenë një mision për të ndërtuar një vizion të përbashkët për të ardhmen kulturore të Kosovës.
Nën temën “Ëndrra Pa Kufi, Opera Pa Mure”, edicioni i 5-të përforcon thirrjen për ndërtimin e një shtëpie opere në vend, jo si luks, por si një nevojë jetike për zhvillimin artistik dhe shoqëror.
Pavarësisht mungesës së infrastrukturës, festivali ka transformuar çdo hapësirë të hapur në një skenë të denjë për artistët dhe publikun, duke dëshmuar se një vizion i fortë mund të kapërcejë çdo pengesë fizike, transmeton albinfo.ch.
Ky festival ka krijuar ura mes Kosovës dhe botës, duke sjellë artistë të nivelit më të lartë nga shumë vende për të ndarë artin dhe përvojën e tyre me artistët e rinj vendas. Duke qenë një gjuhë universale, Opera bashkon, ngjall shpresë dhe promovon mirëkuptim. Përmes këtij misioni, RLIOF vazhdon të mbjellë ëndrra e të ngrejë zërin për një të ardhme ku Kosova do të ketë shtëpinë e saj të operës, një vend ku brezat e rinj do të mund të rriten dhe edukohen me dinjitet!
Programi artistik
Për plot 10 ditë, RLIOF do të përcjellë netë të paharrueshme muzikore dhe një sërë aktivitetesh të larmishme për të gjithë pjesëmarrësit.
23 korrik | 20:30 Nexhmije Pagarusha (Hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë)
24 korrik | 20:00 Nexhmije Pagarusha (American Retail Park – Interex, Pejë)
25 korrik | 20:00 Nexhmije Pagarusha (Pika kryesore e Interex, Mitrovicë)
27 korrik | 13:30 Educating the audience of the future (HyperActive, Prishtina Mall)
28 korrik | 20:30 Opera Night (Hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë)
29 korrik | 19:30 New Generation (Fakulteti i Arteve, Prishtinë)
30 korrik | 20:30 Ensemble Evening (Hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë)
2 gusht | 20:30 Gala Night “Rame Lahaj & Friends” (Sheshi Skënderbeu, Prishtinë)
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












