Lajme
Microsoft prezanton një mjek digjital me inteligjencë artificiale, katër herë më të saktë se mjekët njerëzorë

Microsoft ka prezantuar sistemin e saj të ri, të bazuar në inteligjencën artificiale, i cili pretendon të diagnostikojë sëmundjet me një saktësi katër herë më të madhe se mjekët njerëzorë. Kompania e quan këtë një “hap të madh drejt superinteligjencës mjekësore” dhe beson se kjo do të revolucionarizojë mënyrën e trajtimit të pacientëve.
Në testet eksperimentale, sistemi i quajtur “MAI-DxO” (Medical AI Diagnostic Orchestrator) arriti të diagnostikonte me 80 për qind saktësi, ndërsa mjekët njerëzorë kishin një saktësi prej vetëm 20 për qind. Përveç kësaj, kjo inteligjencë artificiale ndihmoi në uljen e kostove me 20 për qind, përmes zgjedhjes së testeve dhe procedurave më ekonomike.
“Ky koordinim i disa modeleve që funksionojnë së bashku në një stil diskutimi të ndërlidhur na afron drejt një forme superinteligjence në mjekësi,” shpjegoi Mustafa Suleiman, drejtori i divizionit të inteligjencës artificiale në Microsoft.
Për zhvillimin e këtij sistemi, ekipi përdori 304 raste klinike nga revista New England Journal of Medicine, duke ndërtuar një test të quajtur “Standard i Diagnostikimit Sekuencial”. Modeli i madh gjuhësor ndau procesin diagnostik në hapa të ngjashëm me mënyrën se si veprojnë mjekët.
Sistemi “MAI-DxO” kombinon disa nga modelet më të avancuara të inteligjencës artificiale, duke përfshirë OpenAI GPT, Google Gemini, Anthropic Claude, Meta Llama dhe xAI Grok, duke simuluar një ekip ekspertësh mjekësorë.
Si funksionon gjenerata e re e inteligjencës artificiale në mjekësi?
Microsoft ende nuk ka vendosur nëse do ta bëjë këtë teknologji komerciale, por po vlerëson integrimin e saj në motorin e kërkimit Bing për të ndihmuar përdoruesit në diagnoza të mundshme. Gjithashtu, ka mundësi për zhvillimin e mjeteve që do të asistojnë mjekët në automatizimin dhe përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve.
“Në vitet e ardhshme do të shohim përpjekje të shumta për të testuar këto sisteme në kushte reale,” tha Suleiman.
Ky projekt është pjesë e një trende në rritje të hulumtimeve që tregojnë se inteligjenca artificiale mund të bëjë diagnoza të sakta. Microsoft dhe Google kanë publikuar më parë rezultate që konfirmojnë se modelet gjuhësore të mëdha mund të diagnostikojnë saktë, duke u bazuar në të dhëna mjekësore.
Dallimi kryesor i këtij hulumtimi është se sistemi imiton mënyrën e të menduarit të një mjeku real, duke analizuar simptomat, kërkuar teste të nevojshme dhe vlerësuar rezultatet për të arritur diagnozën.
Një revolucion në uljen e kostove të kujdesit shëndetësor
Ky projekt sugjeron gjithashtu se inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në uljen e shpenzimeve në sistemet shëndetësore, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara.
“Modeli ynë nuk është vetëm jashtëzakonisht i saktë, por edhe shumë efikas nga pikëpamja e kostos,” tha Dominic King, nënkryetar në Microsoft dhe anëtar i ekipit.
David Sontag, shkencëtar në MIT dhe bashkëthemelues i startup-it Layer Health, e përshkroi studimin si shumë të rëndësishëm, pasi ai imiton mënyrën e punës së mjekëve dhe adreson dobësitë në metodologjinë e studimeve të mëparshme.
Megjithatë, ai paralajmëroi se duhet të jemi të kujdesshëm me interpretimin e rezultateve, pasi mjekët në studim nuk përdorën asnjë mjet ndihmës, që nuk është një situatë reale klinike.
“Ky është një studim mbresëlënës për shkak të kompleksitetit të rasteve diagnostikuese,” tha Dr. Eric Topol nga Instituti i Kërkimeve Scripps. Ai theksoi se ulja e kostove të kujdesit shëndetësor është një aspekt krejtësisht i ri.
Të dy, Topol dhe Sontag, bien dakord se hapi i ardhshëm kyç është kryerja e një prove klinike që do të krahasojë sistemin “MAI-DxO” me diagnozat e mjekëve në kushte reale.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz