Kosova
Të gjitha hetimet dhe fletarrestimet ndaj Millan Radoiçiqit

Autoritetet e Kosovës kanë lëshuar një urdhër të pestë arresti ndaj Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, këtë herë për vendosjen e barrikadave në komunat me shumicë serbe në veri të vendit në verën e vitit 2022, shkruan Radio Evropa e Lirw, transmeton albinfo.ch.
Ky është vetëm një nga pesë rastet ku Radoiçiq kërkohet nga drejtësia në Kosovë, përfshirë dyshimet për krime lufte, frikësim të dëshmitarëve, sulme të armatosura dhe përfshirje në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Barrikadat u vendosën në fund të korrikut 2022 në katër komuna veriore, në një kohë kur Radoiçiq ishte tashmë i kërkuar me urdhër arresti të lëshuar disa muaj më parë për rastin “Brezovica”, që lidhet me korrupsion dhe ndërtime të paligjshme. Sipas vetë Listës Serbe, ai ishte i pranishëm në barrikada.
Urdhri i fundit vjen pas zhvillimeve të tjera të rënda ligjore ndaj tij, përfshirë urdhrin e dhjetorit 2023, pas sulmit të armatosur në Banjskë, ku humbën jetën disa persona dhe përgjegjësinë për të cilin e mori publikisht vetë Radoiçiq. Deri tani, vetëm tre persona janë arrestuar për këtë sulm, ndërsa rreth 40 të tjerë, përfshirë Radoiçiqin, janë në arrati dhe besohet se ndodhen të lirë në Serbi, transmeton albinfo.ch.
Në prill të këtij viti, Kosova lëshoi edhe një tjetër urdhër ndaj tij, për dyshime për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Gjakovës gjatë luftës në fund të viteve ’90.
Urdhri i parë për arrestimin e Radoiçiqit u lëshua në vitin 2019, për lidhje të mundshme me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, por u tërhoq pa shpjegim zyrtar në mars të vitit 2021.
Edhe pse ndaj tij ekziston një “njoftim i kuq” nga Interpoli, Serbia nuk e zbaton, pasi nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Ky fakt e bën arrestimin e tij praktikisht të pamundur, sipas Ehat Miftarajt, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD). Megjithatë, ai thekson se urdhër-arrestet kufizojnë lirinë e lëvizjes së Radoiçiqit jashtë Serbisë dhe në vende që mund të bashkëpunojnë me Kosovën për ekstradim.
Nga ana tjetër, avokati serb Bozho Prelleviq e minimizon rëndësinë penale të barrikadave, duke thënë se Serbia i konsideron ato si protestë në “territorin e saj” dhe se kjo çështje “nuk përbën vepër penale sipas ligjit të saj”.
Kosova, megjithatë, ka tentuar disa herë ta arrestojë Radoiçiqin – më herët në nëntor 2018 dhe më pas në shkurt 2022, por pa sukses. Në korrik 2022, ai shfaqet në një videoxhirim nga një zonë malore në veri të Kosovës, duke deklaruar prani, por autoritetet pohuan se hyrja e tij ishte ilegale dhe e përkohshme.
IKD ka kërkuar që politikanët të përmbahen nga komentimi i çështjeve gjyqësore, për të mbrojtur pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Sipas Miftarajt, pavarësisht pengesave politike dhe juridike, Prokuroria e Kosovës ka për detyrë të ndjekë penalisht çdo rast dhe të përdorë të gjitha mjetet ligjore, përfshirë edhe fletarrestimet ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€