Kosova
Dështimi i 32-të për Konstituimin e Kuvendit të Kosovë

Tentativa e 32-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, duke zgjatur ngërçin institucional që po zvarritet prej më shumë se dy muajsh.
Në seancën e mbajtur të dielën, në sallë ishin të pranishëm 75 deputetë. Nga ta, 45 votuan pro, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim shifra këto që sërish nuk mjaftuan për të kaluar pragun e nevojshëm për votimin e kryetarit të Kuvendit.
Seanca e parë konstituive ishte mbajtur më 15 prill, por që nga ajo ditë, përfaqësuesit politikë nuk kanë arritur të dakordohen për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, duke e lënë vendin në një situatë të pazakontë të bllokadës parlamentare.
Për të 24-tën herë me radhë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka ndjekur të njëjtin rend dite: formimin e komisionit parlamentar për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit. Mirëpo, si në të gjitha seancat e mëparshme, partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë as nuk kanë propozuar anëtarë për komisionin dhe as nuk kanë marrë pjesë në votim, duke pamundësuar kështu kuorumin për vendimmarrje.
Seanca e radhës është caktuar për të martën, më 17 qershor, me fillim nga ora 10:00.
E-Diaspora
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja