Futboll
Tare fillon punën të hënën te Milani
Të hënën pritet që të finalizohet gjithçka dhe Tare të zyrtarizohet në postin e ri
Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare do të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare (2+1) me vlerë 800 mijë euro neto në sezon.
Pas muajsh përzgjedhjeje, hipotezash, thashethemesh dhe emrash të mundshëm, më në fund Milani ka gjetur drejtorin sportiv dhe ai do jetë Igli Tare, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Përshpejtimi i procedurave u ndoq nga kreu i RedBird, Gerry Cardinale, kjo pas humbjes 3-1 kundër Romës, që solli edhe përjashtimin e ‘Djallit’ nga Evropa. Pas takimit me drejtorin ekzekutiv Giorgio Furlani, u arrit një marrëveshje verbale që do t’i lejojë ish-sulmuesit të Lazios të hyjë në strukturën drejtuese të kuqezinjve.
Tare (zgjedhja e parë e Ibrës) do të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare (ndoshta me një strukturë 2+1 me një mundësi në favor të klubit) me vlerë 800 mijë euro neto në sezon.
Siç raportohet nga Calciomercato.com, një bazë fillestare mirëkuptimi midis Tares dhe Furlanit u gjet në takimin që u zhvillua në Romë më 16 prill. Një muaj më vonë, pasi e kuptoi pamundësinë e ecjes përpara në rrugë alternative, Milani vendosi të përshpejtojë në frontin e Tares, duke arritur një marrëveshje të plotë me ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare.
Sipas raportimeve te fundit, Igli Tare do të ketë liri të plotë në zonën sportive të Milanit. Ai do të zgjedhë trajnerin e ardhshëm dhe do ta bëjë merkaton në mënyrë të pavarur. Ndryshe nuk do ta pranonte detyrën.
Prej verës së 2023 Tare ishte në pritje të një oferte të tillë, pasi la Lazion pas 15 vitesh në postin e drejtorit sportiv. Të hënën pritet që të finalizohet gjithçka dhe Tare të zyrtarizohet në postin e ri.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











