albinfo.ch
Integrimi
Interpelancё: Pasaporta zvicerane e shtrenjtë për të huajt
Asambleisti shqiptar i partisë socialdemokrate PS, Arbër Bullakaj, ka depozituar sot një interpelancë në kuvendin komunal të qytetit Wil për shkak të tarifave të larta që duhet të paguajnë të huajt që aplikojnë për marrjen e nënshtetësisë zvicerane
Bullakaj nuk është i kënaqur me tarifat e larta që ka përcaktuara komuna për personat që kërkojnë natyralizimin. Ai thotë se kjo bie ndesh me konceptin e integrimit të qytetit Wil që synon promovimin sa më të mirë të mundësive të barabarta të integrimit të të huajve.
„Nuk mund tё ketё një integrim tё suksesshёm nёse qytetarët nuk kanë mundësi të vendosin pёrmes votës së tyre për përfaqësuesit e tyre. Instrumenti mё i rёndёsishёm pёr kёtё ёshtё shtetёsia pёr banorёt me qёndrim afatgjatё, por ky proces ёshtё i kushtueshëm“, shprehet Bullakaj.
Nёse dikush dёshiron tё marrё shtetёsinё nё qytetin Wil, duhet tё paguaj shumën prej 1500 frangë për një person dhe 2500 për një çift.
Mandej vijnë taksat kantonale që variojnë nga 550 deri në 900 frangë. Dhe në fund taksa e federatës që kushton 50 deri në 150 frangë.
Pa llogaritur këtu taksat tjera administrative për dokumentet e nxjerra që aplikantët duhet t’ia bashkengjesin aplikacionit , thotë për albinfo.ch Bullakaj.
Qyteti Wil ka tarifat më të larta se komunat fqinje. Vetëm vitin e kaluar në departamentin e shtetësisë qyteti ka inkasuar afër 50 mijë franga nga aplikuesit, vlerësin asambleisti që synon parlamentin e zviceran në zgjedhjet që do të mbahen në tetor.
„Kostoja e lartë bëhet pengesë për t’u pajisur me pasaportë zvicerane, edhe për ata persona qё janё shumё mirё tё integruar “, thotë Bullakaj, i cili njëherit edhe është nënkryetar i partisë SP të kantonit St. Gallen.
Fakti qё qyteti i ka tarifat e pёrcaktuara nё maksimumin e lejuar nga ligji i kantonit, e bën këtë dukuri diskutabile. Madje edhe pёr prindërit e vetёm që kanë fёmijё shkohet pёrtej lartёsisё maksimale tё lejueshme, shprehet Bullakaj.
Bullakaj i ka kërkuar sot Këshillit të qytetit të përgjigjet në pyetjet e mëposhtme:
A ka menduar Kёshilli i qytetit kur ka pёrcaktuar kёto tarifa të larta se me këtë veprim pengojnë shanset e barabarta dhe bёhen shkak për njerёzit që i plotёsojnё kushtet tё heqin dorё nga shtetёsia zvicerane?
-
Çfarё thotё kёshilli i qytetit nё lidhje me faktin qё niveli i sotёm i lartё i tarifave nuk ёshtё nё pёrputhje me principin e mbulimit tё kostove dhe pjesёrisht nё kundёrshtim me planin tarifor?
-
A ёshtё dakord Kёshilli i qytetit tё reduktojё tarifat e shtetёsisё nё njё çmim tё arsyeshёm?
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja