Kosova
Sunny Hill 2025: Dua Lipa, Shawn Mendes dhe Fatboy Slim në listën e yjeve të konfirmuar
Festivali “Sunny Hill” ka zbuluar artistët e rinj që do të performojnë në edicionin e këtij viti.
Pas konfirmimit të Dua Lipës si ylli kryesor, organizatorët njoftuan të premten se do t’i bashkohen edhe Shawn Mendes, Anyma, Mochakk, Fatboy Slim dhe artistë të tjerë, shkruan albinfo.ch.
Dua Lipa do të hapë festivalin më 1 gusht, ndërsa pas saj do të ngjitet në skenë DJ i njohur Fatboy Slim, fitues i 6 çmimeve MTV VMA.
Më 2 gusht do të performojë Shawn Mendes, një nga zërat më të mëdhenj të muzikës pop ndërkombëtare, ndërsa në skenën C4 do të vijojë DJ braziliani Mochakk me stilin e tij funky dhe energjik.
Në natën finale, performanca audiovizuale e Anyma-s, projekti solo i Matteo Millerit, do të jetë atraksioni kryesor, ndërsa në skenën C4 festivali do të përmbyllet me setin e DJ Peggy Gou.
Përveç këtyre artistëve, festivali do të përfshijë edhe emra të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të njoftohen së shpejti, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










