Futboll
Asllani më i mirë i ndeshjes, tani dëshiron finalen e Champions-it
Ky ishte goli i parë në këtë edicion në Serie A dhe u zgjodh futbollisti më i mirë i ndeshjes
utbollisti shqiptar i Interit, Kristjan Asllani, ishte protagonisti absolut në triumfin 1:0 që zikaltrit regjistruan në kampionat ndaj Veronës, duke shënuar golin e fitores me penallti në minutën e nëntë.
Në prononcimin e dhënë për mikrofonat e “DAZN”, shqiptari ndër të tjera shpreh:
“Nuk ka problem, pavarësisht se kush luan, të gjithë duhet të punojmë së bashku sepse jemi një ekip i fortë.
Kemi një ndeshje të rëndësishme të martën dhe duhet të përgatitemi mirë, sepse është më e rëndësishmja e vitit.
Qëllimi ynë ishte të arrinim në fund të të gjitha garave, për fat të keq nuk ia dolëm sepse u eliminuam nga Kupa e Italisë dhe humbëm pikë në ligë, por kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Duam të arrijmë në finalen e Ligës së Kampionëve, sepse kemi qenë tashmë atje dhe e dimë se çfarë do të thotë”, përfundoi Asllani, transmeton albinfo.ch.
Ky ishte goli i parë në këtë edicion në Serie A, dhe u zgjodh futbollisti më i mirë i ndeshjes.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve












