Portrete të firmave
Rrugëtimi i Arlindës drejt suksesit në Zvicër
Me një histori suksesi që nisi nga zero dhe u ndërtua gradualisht, Arlinda Kryeziu me kompanin e saj Arlinda Reinigungen.ch sot është një model i shkëlqyer i sipërmarrjes së suksesshme në Zvicër..

Në një treg konkurrues si ai i pastrimit profesional, ku cilësia dhe besueshmëria janë thelbësore, Arlinda-Reinigungen.ch ka ndërtuar një emër të respektuar falë përkushtimit të saj ndaj pastërtisë, profesionalizmit dhe shërbimit të cilësisë së lartë ndaj klientëve. E themeluar nga Arlinda Kryeziu, një grua e guximshme dhe sipërmarrëse e pavarur, kjo kompani është mishërimi i guximit, punës së palodhur dhe pasionit për të ofruar shërbime cilësore të pastrimit. Me një histori suksesi që nisi nga zero dhe u ndërtua gradualisht, Arlinda-Reinigungen.ch sot është një model i shkëlqyer i sipërmarrjes së suksesshme në Zvicër..
Fillimi i një rrugëtimi të pavarur
Historia e Arlinda-Reinigungen.ch filloi nga një moment reflektimi. Gjatë një ecjeje në natyrë, Arlinda vendosi të sfidonte veten dhe të ndërtonte diçka të sajën. E njihte pak a shumë fushën e pastrimit dhe mendoi: “Pse të mos rrezikoj dhe të bëj diçka timen?”. Me një vendim të guximshëm, ajo themeloi biznesin e saj, duke e nisur nga e para dhe pa asnjë klient.
E kishte mundësinë të ndiqte një shkollim për shitëse, por vendosi që rruga e saj nuk ishte të ndiqte një punë të rëndomtë. Në vend të kësaj, ajo kërkonte pavarësi dhe një biznes që t’i siguronte stabilitet afatgjatë.
Përballja me sfidat dhe arritjet e para
Si një nënë kryefamiljare, ndërtimi i një biznesi nuk ishte i lehtë, por përkundrazi ishte një sfidë e madhe. Arlinda falënderon shtetin zviceran për mbështetjen dhe veten e saj për përkushtimin e palëkundur. Ajo vendosi që gjithçka të funksiononte në mënyrë të ligjshme dhe transparente, duke respektuar rregullat dhe duke shlyer të gjitha detyrimet e saj.
Klientja e parë e Arlindës ishte mësuesja e saj zvicerane, e cila i dha një mundësi për të filluar me vetëm tri orë punë në javë. Me kalimin e kohës, cilësia e lartë e shërbimit të saj bëri që puna të shpërndahej nga fjala në gojë. Ishin pikërisht klientët e saj të kënaqur ata që ndihmuan në zgjerimin e biznesit, duke e rekomanduar për punën e shkëlqyer që bënte.
Shërbimet dhe standardi i cilësisë
Arlinda-reinigungen.ch ofron një gamë të gjerë shërbimesh pastrimi, duke përfshirë:
Pastrimin e shtëpive private
Pastrimin e fitnes-studiove
Pastrimi përfundimtar gjatë zhvendosjes
Pastrimi i shkallëve dhe korridoreve
Pastrimi i hapësirave hyrëse
dhe shumë shërbime të tjera
Ajo që e bën këtë kompani të veçantë është angazhimi i Arlindës për të garantuar cilësi të lartë në çdo shërbim. Aktualisht, ajo e menaxhon biznesin e saj vetë, duke siguruar që çdo detaj të jetë i përkryer. Në periudha me kërkesë të lartë, ajo angazhon punëtore të tjera, por çdo gjë kalon përmes kontrollit të saj personal.
“Jam korrekte, fleksibël dhe përkushtimi im është që klienti të mbetet i kënaqur. Përdor vetëm produkte cilësore dhe profesionale, duke siguruar që çdo hapësirë të shkëlqejë.” – thotë ajo.
Deri më sot, Arlinda-reinigungen.ch nuk ka pasur asnjë ankesë apo reklamacion – një fakt që dëshmon profesionalizmin dhe besueshmërinë e shërbimeve të saj.
Një rrjet suksesi ndërtuar me besim dhe punë të palodhur
Arlinda e ka ndërtuar suksesin e saj jo vetëm me punë të palodhur, por edhe falë mbështetjes së miqve të saj zviceranë, të cilët e ndihmuan me logjistikë dhe e mbështetën gjatë rrugëtimit të saj. Sot, ajo është financiarisht e qëndrueshme dhe ka arritur të krijojë një bazë të fortë klientësh të besuar.
“Puna ime ka qenë reklama më e mirë për veten time” – thekson ajo.
Planet për të ardhmen
Arlinda synon që në të ardhmen ta zgjerojë paksa kompaninë, por jo më shumë se metri punonjëse. Për të, është e rëndësishme të jetë gjithmonë e përfshirë personalisht në punë dhe të mos humbasë kontaktin me klientët.
“Nuk dua ta shfaq ndjesinë e superioritetit. Dua të jem pjesë e ekipit dhe të punoj krah për krah me bashkëpunëtoret e mia” – shton ajo.
Një mesazh për gratë sipërmarrëse
Si një grua që e ka ndërtuar biznesin nga zero, Arlinda ka një mesazh për të gjitha nënat kryefamiljare dhe gratë që ëndërrojnë të kenë diçka të tyren:
“Guxoni! Edhe nëse keni pak kursime, edhe nëse nuk keni përvojë të madhe, rëndësi ka të filloni. Do të ketë sfida, por nëse punoni me përkushtim dhe ndershmëri, suksesi do të vijë. Fillova me vetëm një klient, dhe sot jam e qëndrueshme dhe e pavarur”.
Arlinda-reinigungen.ch nuk është thjesht një kompani pastrimi, por një histori suksesi dhe përkushtimi ndaj punës së ndershme. Me një fokus të palëkundur në cilësi, fleksibilitet dhe kënaqësinë e klientëve, kompania vazhdon të rritet dhe të ofrojë shërbime të nivelit të lartë. Synimi i saj për të ruajtur një standard të lartë dhe për të zgjeruar ekipin në mënyrë të qëndrueshme e bën atë një zgjedhje të besueshme për çdo familje dhe biznes që kërkon shërbime pastrimi profesionale në Zvicër.
Luljeta Ademi
Profili i kompanisë
- Adresa: Strassburgerallee 99, 4055 Basel
- Aktiviteti: Reinigungen
- Tel: 078 714 06 79
- E-mail: [email protected]
E-Diaspora
-
Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali Për herë të parë në historinë e qytetit të Trentos, tre qytetarë me origjinë shqiptare janë...
-
Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin
-
620 vjet nga lindja e Skënderbeut: Shqiptarët nderojnë heroin kombëtar në trojet etnike dhe diasporë
-
24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano
Jeta në Austri
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak? Një plan i ri i Gjermanisë për të rritur kthimet e azilkërkuesve në kufirin me Austrinë...
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve