Lajme
Rritje e madhe demografike parashihet në Fribourg brenda 30 viteve
Sipas një skenari afatmesëm, të publikuar së fundmi nga Shërbimi i Statistikave dhe të Dhënave (SSD) i kantonit të Friburgut, popullsia e këtij kantoni mund të arrijë deri në 405,000 banorë deri në vitin 2055. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 60,000 banorësh krahasuar me numrin aktual të popullsisë.
Rritja pritet të jetë veçanërisht e ndjeshme në rajonin e Gruyère-it, ndërkohë që distriktet e tjera pritet të shkojnë drejt stabilizimit të numrit të banorëve.
Që nga viti 2019, rritja e popullsisë është përshpejtuar, me një shtim vjetor prej 3,000–5,000 banorë në vit. Përjashtim bën viti 2023, kur u regjistrua një shtesë e jashtëzakonshme prej 7,072 personash. Kjo u ndikua kryesisht nga përfshirja e mbajtësve të lejes S në popullsinë rezidente të përhershme, pas 12 muajsh qëndrimi në vend, transmeton albinfo.ch.
Sipas SSD-së, kjo dinamikë është kryesisht e nxitur nga një bilanc pozitiv migrator. Ndër vite, migracioni neto ka qenë i përbërë në mënyrë të barabartë mes migrimit ndërkombëtar (52%) dhe atij ndërkantonal (48%).
Popullsi më e plakur dhe më shumë njerëz mbi 100 vjeç
Projektohet që në vitin 2055 përqindja e banorëve mbi 80 vjeç të dyfishohet, nga 4.5% në vitin 2024 në 9.4%, që përkthehet në rreth 38,000 persona. Ky numër është mbi 20,000 më shumë se sot (15,500).
Ndër këta banorë, më shumë se 400 pritet të jenë mbi 100 vjeç, ndërkohë që aktualisht numri i tyre është rreth pesëdhjetë. Të gjitha shifrat e përmendura i referohen vetëm popullsisë rezidente të përhershme.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












