Lajme
Zhvillimi i numrit të urgjencës 142 për dhunën në familje në Zvicër shtyhet deri në maj 2026
Lancimi i numrit të urgjencës 142, i destinuar për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje, është shtyrë deri në maj të vitit 2026. Fillimisht ishte parashikuar që numri të vihej në funksion në nëntor të vitit 2025, por vonesat në proces e kanë zgjatur afatin me gjashtë muaj.
Zyra Federale për Komunikim (OFCOM) njoftoi të dielën se “krijimi i kuadrit ligjor të nevojshëm për implementimin e një numri të shkurtër dhe kompleksiteti teknik i projektit kanë sjellë këtë shtyrje”. Kjo deklaratë konfirmon raportin e publikuar nga gazeta Le Matin Dimanche, transmeton albinfo.ch.
Një zëdhënës i OFCOM shtoi se “ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit kanë nevojë për më shumë kohë për të përfshirë numrin në rrjetet e tyre”. Përgjegjës për implementimin është Konfederata e Drejtorëve Kantonalë të Çështjeve Sociale (CDAS), në bashkëpunim me kompaninë Swisscom, që është pronare e numrit 142.
“Kemi gatishmëri të ecim përpara”, u shpreh presidenti i CDAS, Matthias Reynard, për gazetën Le Matin Dimanche. Megjithatë, ai sqaroi se për të realizuar këtë hap nevojitet një ndryshim i rregullores nga Këshilli Federal, që duhet të kryhet nga OFCOM.
Rritje shqetësuese e dhunës në familje
Shtyrja e këtij shërbimi vjen në një periudhë kur shqetësimet për numrin e femicideve në Zvicër janë në rritje. Ngjarja e fundit tragjike ndodhi në Epagny (FR), ku një burrë vrau gruan e tij në vendin e saj të punës me një pushkë gjuetie, duke shkaktuar një tronditje të madhe në opinionin publik.
Sipas një grupi që organizoi një marshim heshtjeje për të kujtuar viktimën e Epagny-t, të paktën 14 femicide janë regjistruar në vitin 2025. Statistikat zyrtare tregojnë se dhuna në familje është rritur me 6.1% gjatë vitit 2024, sipas Zyrës Federale të Statistikave.
Përballë përmasave në rritje të dhunës në familje, Konfederata Zvicerane ka prezantuar një plan veprimi për forcimin e parandalimit. Një linjë telefonike ndihmëse do të jetë në dispozicion deri në fund të vitit 2025, si pjesë e këtij plani.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













