Lajme
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën

Rregullimi i platformave online si Google, Facebook, YouTube dhe X në Zvicër vazhdon të mbetet pezull. Edhe pse Këshilli Federal kishte kërkuar një projekt-rregullore që prej dy vitesh, vendimi për të vazhduar më tej është shtyrë sërish këtë të mërkurë.
Meqë shumica e qytetarëve zviceranë informohen gjithnjë e më shumë online, qeveria mendon se duhet të ketë më shumë kompetenca ndaj gjigandëve dixhitalë, të cilët shpesh konsiderohen si të paqartë në praktikat e tyre. Problemet që lidhen me fshirjen e përmbajtjeve apo bllokimin e llogarive janë vetëm disa nga rastet që tregojnë dobësinë e pozitës së përdoruesve, transmeton albinfo.ch.
Këshilli Federal kishte kërkuar që deri në mars 2024 të përgatitej një projekt i frymëzuar nga “Akti për Shërbimet Dixhitale” i Bashkimit Evropian, i cili është në fuqi që nga shkurti i këtij viti dhe synon të vendosë rregulla më të qarta për të gjitha platformat online.
Megjithatë, çështja është shtyrë përsëri. Sipas burimeve të ndryshme, diskutimet në vijim me Shtetet e Bashkuara mbi çështje doganore janë arsyeja kryesore për këtë vonesë.
Zëdhënësja e përkohshme e Këshillit Federal, Ursula Eggenberger, konfirmoi se çështja ishte në axhendë, por nuk u mor asnjë vendim. Departamentet Federale për Ekonominë dhe për Punët e Jashtme nuk kanë komentuar, duke iu referuar konfidencialitetit të mbledhjeve qeveritare.
Kritika për vonesën
Shtyrja ka shkaktuar zhgënjim të gjerë. Disa deputetë janë shprehur publikisht në favor të rregullimit. Seksioni rinor i Partisë Qendrore akuzoi Këshillin Federal për “përulje ndaj Trump-it” dhe për mungesë të mbrojtjes së të rinjve dhe të demokracisë.
Organizata FRC javën e kaluar bëri thirrje për masa urgjente, duke dënuar praktikat e rrezikshme të platformave, si grumbullimi i dhënave në mënyrë netransparente apo shitja e produkteve të pasigurta.
Po ashtu, organizata AlgorithmWatch CH kritikoi lejimin e ndikimit të platformave dixhitale në debatin publik pa kontroll, duke theksuar se fitimi nuk duhet të vihet mbi të drejtat dhe drejtësinë shoqërore.
E-Diaspora
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre “Kori Lulëkuqet Bern” fton gratë shqiptare nga Zvicra...
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?