Lajme
Puna në Zvicër nuk është aq e lehtë sa duket – ja pse
Nëse jeni duke kërkuar punë në Zvicër ose planifikoni ta bëni këtë në të ardhmen, ka disa rregulla që duhet të ndiqni dhe kushte që duhet të plotësoni për të pasur sukses në tregun zviceran të punës.
1. Merrni leja pune
Të gjithë të huajt, pavarësisht nga vendi i origjinës, kanë nevojë për leje pune. Procesi është më i lehtë për shtetasit e BE-së dhe EFTA-s (Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni), të cilët mund të punojnë pa leje për tre muajt e parë. Pas kësaj periudhe, ata duhet të aplikojnë për lejen B në komunën ku jetojnë. Nevojiten dokument identifikimi dhe një kontratë pune apo konfirmim nga punëdhënësi.
Për shtetasit nga vendet jashtë BE/EFTA-s, procedura është më e gjatë dhe me kritere më të rrepta.
2. Njohja e gjuhës është kyçe
Nëse nuk jeni punësuar në një pozicion ku kërkohet vetëm anglishtja, do t’ju kërkohet të zotëroni gjuhën e rajonit përkatës (gjermanisht, frëngjisht, italisht apo romanisht). Pa përmbushur këto kritere, nuk do të merrni leje pune.
3. Sigurimi shëndetësor – i detyrueshëm
Në Zvicër, sigurimi shëndetësor është i detyrueshëm. Punëdhënësit zakonisht nuk e mbulojnë këtë sigurim për punonjësit, ndaj duhet ta blini vetë brenda 90 ditëve nga mbërritja. Pa këtë, nuk mund të nisni punën.
4. CV sipas standardeve zvicerane
Punëdhënësit zviceranë kërkojnë një CV të rregullt, të strukturuar mirë dhe pa gabime. Dokumenti duhet të përgatitet në gjuhën e shpalljes së vendit të punës dhe të përputhet me stilin zviceran, i cili i kushton rëndësi profesionalizmit dhe qartësisë.
5. Orari i punës mund të jetë më i gjatë se zakonisht
Një javë pune e zakonshme në Zvicër është rreth 42 orë, por në disa sektorë mund të arrijë deri në 45 orë. Kjo duhet të përmendet në kontratën tuaj të punës. Shmangni kërkesat për më pak orë pune ose më shumë pushime, përveç rasteve kur punëdhënësi është i hapur për fleksibilitet.
6. Respektoni Marrëveshjen Kolektive të Punës
Në shumë kompani, kushtet e punës përcaktohen nga Marrëveshja Kolektive e Punës (CLA). Këto marrëveshje janë negociuar nga sindikatat dhe punëdhënësit dhe janë të detyrueshme. Nuk mund të ndryshohen individualisht, prandaj është e rëndësishme t’i pranoni siç janë. Nëse nuk pajtoheni me to, ndoshta ajo punë nuk është për ju.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











