Lajme
Zvicra duhet të përgatitet për luftë, thotë ish gjenerali amerikan
Ben Hodges, ish-komandant i forcave të NATO-s në Evropë, ka theksuar se një tërheqje e trupave amerikane nga Evropa është çështje kohe, dhe ka këshilluar Zvicrën të përgatitet për një mundësi luftë.
Në një intervistë për SonntagsBlick, ai thotë se përgatitja për luftë është mënyra më e mirë për të parandaluar agresionin. Ai thekson se ata që nuk janë të përgatitur “ftojnë” agresionin dhe e këshillon Zvicrën të forcojë mbrojtjen e saj.
Hodges thekson gjithashtu se Rusia nuk po respekton neutralitetin zviceran, dhe ndërsa nuk pret që tanket ruse të arrijnë në Zvicër, ai argumenton se Moska po zhvillon një luftë hibride duke prishur tregtinë e lirë në rajone të ndryshme, si Deti i Zi dhe Deti i Veriut.
Ish-gjenerali rekomandon që ushtria zvicerane të fokusohet në përdorimin dhe zmbrapsjen e dronëve, dhe të investojë në mbrojtjen ajrore dhe stërvitje për manovra në shkallë të gjerë.
Në lidhje me praniën ushtarake amerikane në Evropë, Hodges paralajmëron se SHBA po finansojnë 100,000 trupa në Evropë, por beson se Presidenti Donald Trump do të tërheqë trupat amerikane, duke shtuar se Evropa nuk është më prioritet për SHBA. Ai thekson se pyetja është kur dhe sa trupa do të tërheqë SHBA.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










