Lajme
Zvicër: Një e treta e zviceranëve nuk ndihen mirë në praninë e emigrantëve
Një studim i ri nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) në Zvicër tregon një rritje të ksenofobisë në vend që nga viti 2020. Sipas raportit “Diversiteti dhe bashkëjetesa në Zvicër 2024”, ndonëse shumica e zviceranëve janë në kontakt të shpeshtë me të huajt, rreth një e treta e tyre nuk ndihen rehat në praninë e tyre. Për më tepër, 26.5% e emigrantëve raportojnë se kanë përjetuar ksenofobi, një rritje nga 19.8% një dekadë më parë, shkruan The Local.
Një faktor që mund të ndikojë në këtë fenomen është rritja e popullsisë së huaj dhe fushatat politike kundër emigracionit, veçanërisht nga Partia Popullore Zvicerane (SVP). Kjo parti ka propozuar masa si kufizimi i imigracionit kur popullsia kalon 9.5 milionë banorë dhe një ‘taksë imigrimi’ për të huajt që duan të vendosen në Zvicër.
Megjithatë, studimi sjell edhe lajme pozitive: shumica e zviceranëve mbështesin të drejtat e emigrantëve për bashkim familjar (65%), natyralizim (54.5%) dhe pjesëmarrje politike (49%). Përkundër rritjes së ksenofobisë, raporti thekson se hapja ndaj diversitetit mbetet e fortë në shoqërinë zvicerane, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













