Lajme
A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg, vlera më e lartë historike.
Cilësia e ulët e korrjeve të bimës së kakaos nga vendet e Afrikës Perëndimore dhe Bregu i Fildishtë, duket se ka tkurrur kështu furnizimet me lëndën e parë në mbarë botën.
Vitin e kaluar, çmimet e kakaos janë rritur me një vlerë drastike prej 231%, ndërkohë që vetëm javën e kaluar çmimi i të gjitha të korrave shkoi gati 20%.
Një kombinim i ndryshimeve klimatike dhe vazhdimi i fenomenit meteorologjik El Ninos, i cili shkaktoi reshje të shumta gjatë dhjetorit të vitit të kaluar dhe nxehtësi ekstreme në muajt në vijim, solli dëmtimin e bishtajave të zeza duke dëmtuar gjerësisht të korrat.
Plakja e pemëve të kakaos kontribuoi gjithashtu në uljen e të korrave, pasi ato janë më të ndjeshme ndaj sëmundjeve dhe erërave të thata me pluhur nga Saharaja, të cilat pushtuan fermat vitin e kaluar.
Kakao përdoret gjerësisht në një numër produktesh si çokollate, ëmbëlsira, dhe nënprodukte të tjera si pije alkoolike apo produkte kozmetike.
Disa fabrika të kakaos në Ganë dhe Bregun e Fildishtë raportohet se kanë ulur ose kanë ndaluar aktivitetet e përpunimit të kakaos për shkak se kokrrat janë bërë shumë të shtrenjta për t’u blerë.
Marka të tilla si Toblerone dhe Lindt kanë rritur tashmë çmimet 50% për lepurushët dhe vezët e tyre prej çokollate, të njohura për celebrimin e festave të Pashkëve. Përmasat e disa ëmbëlsirave janë ulur gjithashtu, pasi prodhuesit vazhdojnë të gjejnë mënyra për të reduktuar kostot dhe për t’i bërë ballë krizës.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









