Lajme
Ka ndihmuar nxënësit të “kopjojnë”: I hiqet leja e punës instruktorit të autoshkollës
Sipas Gjykatës Federale, marrja e lejes është proporcionale sepse testi i teorisë i shërben sigurisë rrugore
Autoritetet në kantonin e Thurgaut me të drejtë i kanë tërhequr patentën një instruktori shoferësh të një autoshkolle. Gjykata Federale e mbështet këtë vendim dhe hedh poshtë ankesën e instruktorit të vozitjes.
Personi në fjalë kishte ndihmuar të paktën një nxënës për të plotësuar testin e teorisë. Me një buton të vendosr në vesh ai kishte mundësinë të fliste me nxënësin në fjalë gjatë provimit dhe të filmonte pyetjet me një kamerë të qepur në rrobat e tij. Për këtë shërbim, nxënësi i kishte paguar mësuesit të tij plot 2500 franga, shkruan srf.ch.
Sipas Gjykatës Federale, marrja e lejes është proporcionale sepse testi i teorisë i shërben sigurisë rrugore. Dhe veç kësaj, personi në fjalë (instruktori) kishte marrë tashmë dënime penale më parë, sepse jepte mësime drejtimi pa leje.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











