Shqipëria
Si e shohin Shqipërinë të huajt
Ndërkohë, krahasuar me rajonin, Shqipëria ka lënë pas Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën
“Brand Finance” ka publikuar së fundmi studimin në kuadër të “Fuqisë së Butë” (Global Soft Power Index, 2025).
Koncepti i fuqisë së butë ka të bëjë me influencën globale të një vendi, pra sa aftësi ka një vend për të prodhuar efekt te vendet e tjera.
Kjo matet përmes perceptimeve të njerëzve për kombet e tjera në mbarë botën. Fuqia e Butë për një vend është mjaft e rëndësishme pasi liderët globalë shpesh herë marrin vendime për politikat e jashtme bazuar mbi perceptimet e tyre për vendet e tjera.
Në terma praktike, fuqia e butë është fuqia e perceptimeve e cila mund të përdoren nga kombet për të forcuar sigurinë si dhe tërheqjen e investimeve, tregtisë, talentit dhe turizmit, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Në Indeksin Global të Fuqisë së Butë për vitin 2025, renditet edhe Shqipëria. Për këtë edicion Shqipëria pozicionohet në vend të 100 nga 193 vende në total dhe vlerësohet me 33.6 pikë nga 100. Në raportin e vitit 2024 rikujtojmë se vendi ynë ishte i 92-ti, duke grumbulluar 34.7 pikë.
Theksojmë se ky indeks bazohet në disa shtylla kryesore të cilat janë: Biznesi dhe Tregtia, Qeverisja, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Kultura dhe Trashëgimia, Media dhe Komunikimi, Arsimi dhe Shkenca, si dhe Njerëzit dhe Vlerat.
Shqipëria ka shënuar rënie në shtyllat e edukimit, medias, komunikimit dhe njerëzve e vlerave, ndërkohë për indikatorët e tjerë vlerat mbeten të pandryshuara nga indeksi i vitit 2024.
Ndërkohë, krahasuar me rajonin, Shqipëria ka lënë pas Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën.
Serbia është e para në rajon dhe renditet në vend të 69-të, duke u përmirësuar me 6 pozicione nga viti i kaluar. Mali i Zi vijon pas Shqipërisë dhe renditet në vend të 107 nga vendi i 102-të që ishte edicionin e vitit 2024. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina renditen në vend të 119-të dhe 112-të përkatësisht, duke u përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me edicionin e kaluar.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










