Lajme
4 të plagosur nga të shtënat në lidhje me gjykimin për vrasjen e Besar Nimanit
Sipas policisë, si pasojë e të shtënave, katër persona të plagosur janë në spital. Njëri prej tyre është në rrezik jete
Disa të shtëna janë shkrepur sot rreth orës 13 para Gjykatës së Landit, të Bielefeldit, Gjermani. Aty po zhvillohej gjyqi për vrasjen e Besar Nimanit, ish-boksier shqiptar nga Bielefeldi.
Një person u plagos rëndë nga të shtënat pranë gjykatës së përmendur në Bielefeld. Agjencia e lajmeve DPA mësoi nga qarqet policore se ka pasur një sulm të shënjestruar ndaj personave që kanë lidhje me gjyqin për vrasjen e ish-boksierit profesionist Besar Nimani, transmeton albinfo.ch.
Një person i tretë është ende në kërkim pas të shtënave pranë gjykatës. Siç njoftoi policia në mbrëmje, në vendngjarje janë arrestuar dy të dyshuar. Megjithatë, pjesëmarrja e tyre në krim ende nuk është zbardhur. Sipas policisë, si pasojë e të shtënave, katër persona të plagosur janë në spital. Njëri prej tyre është në rrezik jete.
Sulmi duket se ka lidhje me vrasjen e ish-boksierit profesionist Besar Nimani: ai u qëllua vitin e kaluar në mes të pedonales Bielefeld. Procesi kundër njërit prej personave që besohet të jetë përgjegjës për vdekjen e Nimanis është zhvilluar në gjykatë – nën masa të rrepta sigurie.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












