Shqipëria
Shqipëria, vendi magjepsës evropian
Riviera Shqiptare është një opsion fantastik për ata që kërkojnë pushime parajsore – me plazhe me rërë të bardhë, dhe gjithashtu të përballueshme, aksesueshme dhe më pak të mbushura me turistë
Ky vend i mrekullueshëm evropian është më afër dhe më i lirë se Tajlanda, por jo më pak i bukur, shkruan Vita Molyneux në të përditshmen britanike “Daily Express”.
Nëse kërkoni bukurinë e Tajlandës, por me çmim të përballueshëm – dhe një fluturim më të shkurtër nga Britania e Madhe – ekziston një perlë e fshehur në Evropë, të cilën iu rekomandojmë ta vizitoni, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
“Shqipëria është një vend i bukur i vendosur në Evropën Juglindore, në Gadishullin Ballkanik”, tha Clare Tobin, CEO në kompaninë e udhëtimeve “Wild Frontiers”.
“Vendet e saj fqinje përfshijnë Greqinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Me peizazhin e saj mbresëlënës malor dhe bregdetin që të lë pa frymë, Shqipëria ka një bukuri të pacënuar – që tani është një gjë e rrallë në Evropë”, shtoi ajo.
“Riviera Shqiptare është një opsion fantastik për ata që kërkojnë pushime parajsore – me plazhe me rërë të bardhë, dhe gjithashtu të përballueshme, aksesueshme dhe më pak të mbushura me turistë”, tha Claire.
Për turistët që adhurojnë detin, Ksamili në Rivierën Shqiptare është një alternativë ideale – i ngjashëm me Tajlandën tropikale.
E vendosur në afërsi të qytetit të Sarandës, shpesh është quajtur Karaibet Shqiptare falë plazheve me rërë të bardhë dhe ujërave bruz.
“Ksamili është një fshat i vogël peshkimi për të cilin shumë turistë nuk kanë dëgjuar ende. Ai ofron atmosferën më të qetë për pushim relaksuese. Zona është e njohur për historinë e saj të pasur dhe plazhet e jashtëzakonshme, duke ofruar turizëm të nivelit të lartë për vizitorët që kërkojnë pushime të paharrueshme në Evropë”, tha Claire.
Përveçse është e bukur dhe më e qetë se destinacionet e tjera më të famshme, Shqipëria është edhe shumë e përballueshme.
“Një vakt me tre pjata për dy persona kushton rreth 42 paund. Një birrë kushton rreth 2 paund dhe një kafe rreth 1,30 paund”, shtoi ajo.
“Udhëtimi në Shqipëri është relativisht i lirë, ashtu si edhe ekskursionet. Ka gjithashtu shumë aktivitete falas, qoftë eksplorimi i qyteteve lokale apo relaksimi në një nga plazhet e shumta të Shqipërisë. Kostoja ditore për person në Shqipëri shkon rreth 40 paund”, tha Claire.
“Nëse dëshironi të eksploroni këtë vend mahnitës – mënyra më e lehtë për ta arritur atë është të fluturoni në qytetin fqinj të Korfuzit në Greqi, dhe më pas të merrni një traget për në qytetin e Sarandës. Fluturimi zgjat rreth tre orë nga Londra dhe udhëtimi me traget është 30 minuta”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











