Sport
Enis Alushi: Me Fatmiren shihemi të paktën një herë në javë
Ky sezon për futbollistin e St. Paulit, Enis Alushi, nuk doli ashtu siç e kishte planifikuar. Lëndimi dhe mospërgatitja e duhur bëri që të ketë minutazhë të vogël në fushën e lojës. Por, për shkak të ndalesës nga kartonët që ka bashkëfutbollisti i tij, Dennis Doube, Alushi pritet të jetë zëvendësuesi i tij që ka edhe një mundësi të mirë për të rregulluar bilancin.
Ekipi i Bundesligës 2, St. Pauli, nga qyteti i Hamburgut, nuk gjendet në pozitë të mirë në tabelë, megjithatë Alushi dëshiron të qëndrojë ende aty. “Hamburgu është qyteti më i bukur në Gjermani. Unë dëshiroj ende të qëndroj këtu”, ka thënë 29-vjeçari kosovar për “mopo.de”, transmeton albinfo.ch.
Kjo gjë vlen edhe për gruan e tij, futbollisten Fatmire Bajramaj, e njohur si Lira. Edhe pse futbollistja e kombëtares gjermane aktualisht luan për Paris Sant Germain, çifti arrin ta mbajë nën kontroll lumturinë e tyre.
“Ne shihemi thuajse rregullisht, të paktën një herë në javë. Ajo vjen shumë shpesh në Hamburg. Ndryshe, ne flasim shpesh së bashku në telefon”, ka thënë Enisi, duke shtuar se kjo largësi mes njëri-tjetrit nuk do të zgjasë shumë.
Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka shprehur gjithashtu besimin se Kosova do të pranohet nga FIFA më së largu vitin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













