Kosova
Kush do të formojë Qeverinë e re në Kosovë
KQZ-ja ka njoftuar më herët se 104.934 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe 84.525 prej tyre zgjodhën që të votonin përmes postës

Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike.
Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka marrë më së shumti vota.
Kjo parti ka fituar rreth 41.14 për qind të votave, duke mos arritur të përsërisë suksesin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur mori mbi 50 për qind të votave, raporton Evropa e Lirë, transmeton albinfo.ch.
Me 21.99 për qind të votave, e dyta u rendit Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.68 për qind të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë fitoi 7.65 për qind të votave.
Lista Serbe ka fituar 4.05 për qind të votave, që nënkupton shumicën e votave të komunitetit serb në garë me pesë subjekte të tjera politike që garuan për votat e këtij komuniteti.
Rezultati përfundimtar i votimeve do të përcaktojë përbërjen e re të Kuvendit me 120 ulëse, ndërkaq deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.
Komunitetet joshumicë kanë 20 ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës. Prej tyre, dhjetë ulëse janë të garantuara për komunitetin serb.
Rezultati preliminar aktual krijon situatë të paqartë dhe jopërfundimtare lidhur me atë se sa do të jetë numri i ulëseve në Kuvendin e Kosovës për secilin subjekt politik, si dhe kush do t’i qaset formimit të Qeverisë së re, vlerësojnë nga Grupi Ballkanik për Politika në Prishtinë.
Drejtori i këtij grupi, Naim Rashiti, thotë për Radion Evropa e Lirë se rezultatet aktuale mund të pësojnë ndryshime për cilindo subjekt garues, pas numërimit të votave nga jashtë Kosovës dhe të atyre me kusht.
“Lëvizja Vetëvendosje ka rreth 42 për qind, që do t’i bie 47 deputetë. Me votat e diasporës, votat nga jashtë mund të kemi edhe dy ose tre deputetë. Nëse Vetëvendosje arrin në 49-50 ulëse të Kuvendit do të kemi kalkulime të tjera. Nëse subjektet tjera e ulin dallimin me Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë sërish do të kemi kalkulimet tjera”, konsideron Rashiti.
KQZ-ja ka njoftuar më herët se 104.934 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe 84.525 prej tyre zgjodhën që të votonin përmes postës.
Përderisa numri i votuesve me postë mbetet të verifikohet, në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë kanë votuar 15.552 persona.
Numri i personave që kanë votuar me kusht ende nuk është bërë i ditur nga KQZ-ja.
Edhe njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, vlerëson se rezultatet aktuale preliminare të subjekteve politike në zgjedhjet e 9 shkurtit, krijojnë paqartësi lidhur me konfiguracionin e saktë të Kuvendit dhe Qeverisë së ardhshme të vendit.
Bazuar në këto rezultate, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse është fituese e zgjedhjeve, nuk do të mund të qeverisë e vetme, sikurse në mandatin e kaluar.
“Nëse Lëvizja Vetëvendosje vendos që ta bëjë Qeverinë vetëm me pakicat, atëherë kjo do të jetë një qeveri jashtëzakonisht jostabile, pasi që mezi do t’i arrijë 61 vota. Plus, mund të ketë probleme me Listën Serbe”, thekson Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë dhe shton:
“Nëse partitë opozitare mblidhen të gjitha, bashkohen dhe tentojnë të bëjnë Qeverinë, edhe kjo qeveri do të jetë jostabile dhe me pak gjasa për jetëgjatësi politike”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra Gjykata Kantonale ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë dhe dënimin me tre vjet burg por...
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane
-
Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali
-
Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin
Jeta në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta Vjena po shton presionin mbi tregun e qirave afatshkurtra, duke vënë në shënjestër platforma si Airbnb...
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?