Kosova
Projeksioni nga KOHA: LVV e para, por më pak se 4 vjet më parë
Përkthyer në ulëse të Kuvendit, bazuar në këtë projeksion me margjinë gabimi deri në 2.54 pikë të përqindjes
Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë 42.3 se për qind të votave të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit, sipas projeksionit të KOHËS, i cili nuk i përfshin votat nga diaspora.
Përkthyer në ulëse të Kuvendit, bazuar në këtë projeksion me margjinë gabimi deri në 2.54 pikë të përqindjes, kjo parti do t’i marrë 47 ulëse, transmeton albinfo.ch.
Në zgjedhjet e 2021-s, Lëvizja Vetëvendosje pati më shumë se 50 për qind të votave.
Partia Demokratike e Kosovës do të mbetet partia e dytë me 21.3 për qind të votave. Sipas projeksionit, kjo parti ka marrë 23 ulëse në Kuvend.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritjen më të madhe nga zgjedhjet e 2021-s. Nga më pak se 13 për qind, kjo parti tani numëron 20.4 për qind të votave, bazuar në projeksionin pa diasporën. Në ulëse, sipas formulës së re të Kuvendit, kjo partia po ashtu do t’i ketë 23 ulëse.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe grupet tjera, mbetet fuqia e katërt politike në Kosovë. Kjo parti do t’i ketë 7 deputetë. Ajo i ka marrë 6.3 për qind të votave.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












