Kosova
Rama për zgjedhjet në Kosovë: Nuk kam preferencë, i respektoj të gjithë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk ka asnjë preferencë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen të dielën, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për “El Mundo” të shtunën, Rama u shpreh se i respekton të gjithë kandidatët dhe u uron më të mirën.
“Kosova është një vend demokratik, i gjallë dhe i larmishëm. Dhe, si të gjitha vendet e Ballkanit, lufton me gjithë pasion dhe shumë zhurmë, por kjo është në rregull. I uroj për mirë, por nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë.
Në të kaluarën, Rama ka pasur përplasje me kryeministrat e Kosovës. Fillimisht, u përplas me asokohe kryeministrin Ramush Haradinaj për çështjen e taksës ndaj Serbisë, ndërsa më vonë edhe me kryeministrin aktual Albin Kurti, për veprimet që mori në veri, të cilat hasën në kundërshtim edhe nga ndërkombëtarët.
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











