Lajme
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Edhe këtë vit, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, organizon njëaktivitet kulturor me fokus në letërsi.
Me tekstet e tyre, para publikut do të paraqiten autorët tashmë të afirmuar në Austri dhe më gjerë: Violeta Allmuça, Zaim Toska, Angjelina Marku, Ardiana Salihu, Gjergj Jozef Kola dhe Anton Marku.
Aktiviteti do të udhëhiqet nga Kaltrina Durmishi, ndërsa për pjesën muzikore do të kujdeset violinistja Erseka Nekaj.
Ora letrare do të mbahet me premten, me 14 shkurt 2025, duke filluar nga ora 17:00 në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, në adresën: Goldeggasse 2/15, 1040 Wien.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë














