Futboll
Shaqiri shënon dy gola vendimtar, Baseli lider i ri në Zvicër
Baseli lider i ri në Zvicër falë dy golave të Shaqirit
Xherdan Shaqiri ka qenë sërish vendimtar për skuadrën e Baselit në elitën e futbollit zviceran, përcjell albinfo.ch.
Ylli kosovar ka shkëlqyer në fitoren 2-1 të Baselit ndaj Luzernit, fitore që i ka ngritur në krye të Superligës së Zvicrës gjigantin zviceran.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e parë me Winkler.
Por në minutën e katërt të ndeshjes, Xherdan Shaqiri barazoi shifrat në 1-1 nga penalltia.
Në pjesën e dytë Shaqiri sërish ishte vendimtar dhe përsëri nga pika e bardhë duke shënuar në minutën e 57-të për 2-1.
Për 76 minuta në fushë, Shaqiri u vlerësua me notën 7,5 nga SofaScore.
Me këta dy gola Shaqiri shkon në kuotën e tetë golave në kampionat dhe ka 11 asistime.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve













