Kosova
FoxNews publikon listën e personave me urdhër largimi nga ShBA, 118 kosovarë pjesë e saj
Mediumi amerikan Fox Neës ka publikuar një listë të personave që kanë urdhër për largim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lista del të jetë e datës 24.11.2024 dhe pjesë e saj janë edhe 118 kosovarë.
KALLXO.com ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të marr informacione shtesë nëse janë larguar tashmë këta persona nga SHBA-ja dhe cilat janë arsyet që është kërkuar largimi i tyre, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, MPJD nuk ka kthyer përgjigje.
Në këtë listë ka edhe shifra të personave me urdhër largimi nga SHBA-ja e që janë nga vendet e rajonit.
1 mijë e 847 persona me urdhër largimi janë nga Shqipëria, 341 janë nga Maqedonia e Veriut, 166 janë nga Bosnja dhe Hercegovina, 68 nga Mali i Zi dhe 50 janë nga Serbia.
Shteti me numrin më të madh të shtetasve më urdhër largimi është Hondurasi me 261 mijë e 651 persona, në vend të dytë është Guatemala me 253 mijë e 413 shtetas me urdhër largimi, kurse Meksika ka 252 mijë e 44 shtetas me urdhër largimi nga SHBA-ja.
Në përgjigjen dhënë nga Migrimi dhe Zbatimi i Doganës së SHBA-ve për FoxNews thuhet se nuk mund të listojnë arsyet se pse këta persona nuk po mund t’i largojnë nga shteti.
“Joshtetasit mund të ndjekin një formë lehtësimi ose mbrojtjeje nga largimi, e cila mund të përfshijë azil, ndalim largimi, ose mbrojtje sipas Konventës Kundër Torturës. Nëse një joshtetasi i jepet ndonjë formë lehtësimi nga largimi, ICE nuk është në gjendje të zbatojë heqjen (largimin)” – thuhet mes tjerash në përgjigjen dhënë FoxNews-it./Kallxo.com
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”












