Lajme
Në Albany do të celebrohet 17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Senatorja e Shtetit Jessica Scarcella-Spanton (D-SI/Brooklyn) dhe Asambleisti Charles D. Fall (D-SI/Brooklyn) District 61 u bashkuan në miratimin e një rezolute të përbashkët në Senat dhe Asamble për të përkujtuar të 17- vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2025, përcjell albinfo.ch.
Pas ndërhyrjes ushtarake amerikane dhe të NATO-s në Kosovë, për t’i dhënë fund spastrimit etnik nën sundimin e Sllobodan Millosheviqit, Kosova sot po funksionon sipas një Kushtetute demokratike dhe ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara.
Shumë shtetas të Kosovës, dhe shqiptaro -amerikanë e kanë bërë shtëpinë e tyre në Nju Jork, dhe rezoluta e miratuar sot njeh pavarësinë kulturore, politike dhe historike të Kosovës, dhe rëndësinë e kontributeve të vazhdueshme në Nju Jork, nga anëtarët e këtij komuniteti,thanë sponsorizuesit e Rezolutës 62.

Assambleisti Charls Fall e quajti rezolutën të rëndësishme dhe kuptimplote. “Senati dhe Asambleja njohën rëndësinë e 17 shkurtit për Kosovën, dhe për të gjithë shqiptaro-amerikanët anembanë Nju Jorkut. Jam krenar që jam pjesë e kësaj përpjekjeje për të njohur pavarësinë e Kosovës në emër të pjesëtarëve të Kosovës dhe të komunitetit shqiptar në rrethin(distriktin) tim.”
Sot në Senatin e Shtetit të Nju Jorkut, duke përkujtuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, tha ambasadori Blerim Reka – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, i cili së bashku me anëtar të stafit të tij mori pjesë në këtë ceremoni.
Ambasadori Reka, duke folur në ceremoninë për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se kryeqyteti i Nju Jorkut, Albani, ka mirëpritur gjithmonë bashkatdhetarët tanë në festën e ditëlindjes së 17-të të Republikës së Kosovës.
“Kosova, Shteti më i ri evropian, ka lindur nga lufta çlirimtare kundër kolonializmit, aparteidit dhe gjenocidit të Serbisë ndaj popullit shqiptar”, tha ambasadori Reka, i cili vazhdoi duke thënë se: “Sot Republika e Kosovës është vendi më demokratik, e më proamerikan, dhe model kushtetues, për mbrojtjen e pakicave të saj”.
Faleminderit Senatore Scarcella dhe Asambleistit Fall! Faleminderit Amerikë! tha ambasadori Blerim Reka – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Presidentja Vjosa Osmani fton mërgatën në pritjen tradicionale në Presidencë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar mërgatën që të enjten, më 31 korrik 2025, të...
-
Tri komuna arbëreshe në Itali shpallen zona të mbrojtura kulturore
-
Gazeta zvicerane shkruan për mërgimtarët: Parada luksoze e makinave në një dasmë në Kosovë
-
Sulm me armë në Nju-Jork: Pesë të vdekur, mes tyre edhe sulmuesi
-
Livia Sadikaj shpallet studentja më e mirë e vitit në ACT College Thessaloniki
Jeta në Austri
-
Laura Dahlmeier plagoset rëndë gjatë alpinizmit Laura Dahlmeier, dy herë kampione olimpike në biatlon, pësoi një aksident të rëndë gjatë alpinizmit në...
-
Futbolli austriak nis sezonin me shpresë për më pak dhunë, por huliganët mbeten problem
-
Austri: Interneti, një nxitës kyç i radikalizimit
-
Tregu i birrës në Austri përshtatet me sistemin e ri të depozitave
-
Përleshje dhe arrestime në Vjenë gjatë protestës së ekstremistëve të djathtë