Lajme
Një 37-vjeçari nga Kosova gjendet i vdekur në një stacion të trenit në Francë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur më 1 shkurt në Strasburg të Francës.
Mëngjesin e 1 shkurtit, policia gjeti trupin e pajetë të një kosovari, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave atje, bëhet fjalë për 37-vjeçarin S.H.
Raportohet se Haxhijaj, ishte duke fjetur në një strehë afër stacionit të trenit atje.
Mediumi lokal Rue 89 Strasbourg, shkruan se ai kishte më shumë se pesë vjet që jetonte në Francë.
Kishte një mik që e kalonte natën me të.
Ky i fundit vuri re trupin e tij të pajetë herët në mëngjes.
Sipas këtij mediumi lokal, një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Burri nga Kosova kishte bërë kërkesë për akomodim urgjent të premten, më 24 janar, në Pikën e Pritjes së Solidaritetit të SNCF, por që nuk kishte marrë përgjigje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













