Shqipëria
Bashkëpunimi për zhvillim i Zvicrës në Shqipëri: perspektiva 2025–2028
Programi i bashkëpunimit të Zvicrës me Shqipërinë do të vazhdojë me fokus zhvillimin ekonomik, shërbimet e infrastrukturës dhe ndryshimet klimatike, duke reduktuar gradualisht aktivitetet në fusha të tjera. Kjo pason vendimet buxhetore të marra nga Parlamenti zviceran në dhjetor 2024, dhe diskutimet në Zvicër mbi bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh për 2025-2028.
Parlamenti zviceran ka vendosur reduktimin e buxhetit të bashkëpunimit ndërkombëtar për periudhën 2025-2028. Këto vendime të zyrtarizuara nga Këshilli Federal i Zvicrës më 29 janar 2025, kërkojnë përshtatjen e angazhimit të Zvicrës në vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë. Si rezultat i këtij tranzicioni, disa fusha të caktuara të bashkëpunimit do të reduktohen gradualisht deri në vitin 2028. Ky reduktim gradual ka të bëjë vetëm me financimet e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC); kjo nuk ndikon mbështetjen e ofruar për Shqipërinë nëpërmjet Sekretariatit të Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO).
Zvicra mbetet e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të zhvillimit deri dhe pas vitit 2028, veçanërisht përmes instrumenteve të bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik të financuara nga SECO, duke promovuar një rritje ekonomike miqësore ndaj mjedisit dhe klimës, dhe sociale. Mbështetja e SECO-s mbulon fusha të tilla si forcimi i institucioneve financiare, stabiliteti makroekonomik, rritja e sektorit privat, një mjedis të favorshëm biznesi dhe tranzicionin e gjelbër.
Kjo përshtatje në prioritetet e Zvicrës pasqyron gjithashtu progresin e konsiderueshëm të Shqipërisë drejt integrimit evropian, i cili çon në modalitete të reja të bashkëpunimit për zhvillim. Zvicra do të sigurojë që bashkëpunimi i saj t’i përshtatet këtij progresi aktual dhe të mbetet në linjë me aspiratat ekonomike të Shqipërisë. Një fokus të rëndësishëm do të vazhdojë të ketë ofrimi i ekspertizës nga qendra zvicerane të kompetencës dhe krijimin e partneriteteve ndërmjet institucioneve zvicerane dhe shqiptare.
Programi aktual i bashkëpunimit zviceran në Shqipëri financohet nga SDC dhe SECO dhe ka një vëllim vjetor prej rreth 25 milionë franga zvicerane, që mbulon qeverisjen demokratike, zhvillimin ekonomik, shërbimet e infrastrukturës dhe shëndetësinë.
Zvicra do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët e saj për të lehtësuar këtë tranzicion në mënyrë të strukturuar, duke ndërtuar mbi arritjet e mëparshme dhe duke mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Zvicra vlerëson partneritetin e saj të gjatë me Shqipërinë dhe pret të vazhdojë bashkëpunimin në fusha kyçe me interes të përbashkët.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










