Kosova
“Plotësisht i pafajshëm”, Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Tomë Dedaj: Ndjehem fajtor se kam shitur armën
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tomë Dedaj, përcjell albinfo.ch.
Gjyqtarja e rastit, Fatime Dërmaku ka pyetur të akuzuarit se si deklarohen për veprën penale që janë të akuzuar, ku secili nga të akuzuarit po deklarohet me radhë.
I akuzuari, Naim Murseli tha se ndjehet plotësisht i pafajshëm për vrasjen e ish-gruas së tij. Ndërsa, të akuzuarit Grantit Plava dhe Kushtrim Kokalla u mbrojtën në heshtje.
Kurse, Tomë Dedaj, tha se ndjehet fajtor se ka shitur armën.
Gjatë seancës, u prezantuan edhe disa pamje të reja nga nata fatale, ku u vra 30 vjeçarja.
Të pranishëm janë edhe familjarët e Liridonës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë të mërkurën (15 janar 2025) ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.
Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.
I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.
Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin.
E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.
E-Diaspora
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












