Kosova
PZAP-ja dënon me gati 40 mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje, LDK-në rreth 9 mijë
Së fundmi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në vendimet e 29 janarit ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 39.500 euro dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 9.500 euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.
LVV-ja dënimin më të rëndë e mori për shkak të deklaratave të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetshpallur”. Për këtë PZAP-ja i shqiptoi dënim LVV-së 10 mijë euro.
Me 5.500 euro, LVV-ja u dënua shkaku i një postimi në Facebook të këshilltarit të kryetarit të Kuvendit, Feim Tahirsylaj, i cili kishte shkruar se “fitorja e opozitës do të ishte fitore vendimtare për Serbin gjenocidale”.
Me shumë të njëjtë, kjo parti u dënua edhe për një postim të kandidatit për deputet, Haxhi Avdyli, i cili, sipas vendimit të PZAP-së, ka përdorur gjuhë urrejtëse dhe nxitëse kundrejt partive kundërshtare.
Gjithashtu, LVV-ja u dënua me tetë mijë euro për shkak që akterë të partisë penguan gazetarët në kryerjen e punës gjatë tubimit në Malishevë dhe Mitrovicë. Madje, siç thotë PZAP-ja, gjatë pengimit kanë përdorur edhe gjuhë që nxit dhunën ndaj gazetarëve.
Me 5.500 euro, LVV-ja u dënua edhe për deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo në një tubim në Viti pati deklaruar se “kundërshtarët tanë, kundërshtarët tanë janë bërë bashkë, pra klanet e krimit dhe korrupsionit janë bërë bashkë”.
Me pesë mijë euro, partia në pushtet u dënua për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në tubimet zgjedhore.
Ndërkohë, LDK-ja u dënua me 5.500 euro për shkak të vendosjes së posterave në hapësira publike dhe në stacion të trafikut publik në Prishtinë. Për të njëjtën arsye, u dënua edhe katër mijë euro për vendosjen e posterave në rrugë publike në Pejë.
PZAP-ja në vazhdimësi po dënon partitë politike për shkelje të ndryshme gjatë fushatës.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












