Lajme
Golfi që qëndroi i parkuar në aeroport për një vit duhet të paguajë 200 mijë euro
Golfi i parkuar në aeroportin gjerman për një vit duhet të paguajë 200 mijë euro
Mësohet se një Volkswagen Golf i parkuar për më shumë se një vit në parkingun e një aeroporti me nam në Evropë, do të duhet të paguajë më shumë se 200 mijë euro. Bëhet fjalë për një Golf 5 të parkuar jashtë aeroportit të Berlinit, në parkingun që parashihet të shfrytëzohet për veturat që rrinë shkurt, përcjell albinfo.ch.
Golfi i hirtë është braktisur dhe nuk dihet kush është pronar i tij, pavarësisht përpjekjeve të stafit të aeroportit.
Veturat supozohet të qëndrojnë në këtë parking për periudhë të shkurtër kohore. Dhjetë minutat e parë janë falas, ndërsa 15 minuta kushtojnë 5 euro dhe më pas çdo minutë kushton 2 euro.
Një orë në parking kushton 20 euro. Kjo nënkupton se një ditë e parkingut jashtë aeroportit të Gjermanisë kushton rreth 550 euro.
Çmimet e larta shpjegojnë se si vetura e grumbulloi dënimin kaq të madh. Stafi i aeroportit dhe autoriteti lokal nuk e di se çka të bëjë me veturën, pasi s’e dinë kush është pronar apo pse është braktisur në parking.
Gazeta gjermane “Bild” ka shkruar se një teori është që vetura mund të jetë vjedhur e braktisur, ndërsa gazeta “Berliner Zeitung” ka pyetur në Policinë e Hanoverit dhe Berlinit, por s’ka pasur të dhëna për vjedhje potenciale.
Kompania që merret me parkingun ka thënë se janë në dijeni për rastin e pazakontë dhe janë në kontakt me autoritetet.
Pasi që s’dihet se ku është pronari, duket se gjoba s’do të paguhet kurrë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











