Shqipëria
Në Shqipëri vazhdon java kulturore Zvicerane 2025
Java Kulturore Zvicerane 2025 filloi më 28 janar, duke ofruar një program nëntëditor që shfaq krijimtarinë artistike të komunitetit të pavarur kulturor të Shqipërisë si dhe nxit dialogun mbi çështjet sociale.
Nën tingujt e muzikës së Mardit Lleshit, eventi hapës tek Piramida e Tiranës mblodhi bashkë artistë, partnerë ndërkombëtarë dhe ambasadorja Ruth Huber, shpjegoi pse Java zvicerane shfaq një sërë aktivitetesh nga skena kulturore shqiptare.
“Ne nuk promovojmë kulturën e Zvicrës. Menduam që të jenë artistët dhe organizatat shqiptare të kulturës që shfaqin talentin dhe prodhimet e tyre, me një të përbashkët: Financimin nga Fondi zviceran për kulturën. Motoja është dialogu përmes kulturës, sepse krijimtaria artistike inkurajon reflektimin e progresin pasi kultura kontribuon te zhvillimi, demokracia e paqja”, tha Ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Kleidi Eski, nga Fondi Kulturor Zviceran, sqaroi konceptin e javës së kulturës dhe synimin e saj si ndërtuese urash.
“E shohim më shumë se një skenë grantesh, e shohim si organ jetik të skenës së pavarur kulturore shqiptare. Besojmë, imagjinojmë, shpresojmë dhe bëjmë ndryshimin. Nisim me koncertin e harqeve, “Muzikë për njerëz të thyer”, “Mbi peisazhe uji” me danc bashkëkohor, “Bota e mendjes” performancë e artistëve të rinj duke krijuar hapësirë për një nga bisedat e para domethënëse të shëndetit mendor në komunitetin artistik”, tha Kleidi Eski.
Java Zvicerane e Kulturës ka mbështetur 9 nisma kulturore shqiptare në muzikë, film, teatër, performancë e deri te shëndeti mendor. Duke synuar të mbështesë skenën pavarur, kjo javë kulturore nxit refletimin dhe zhvillimin.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












