Integrimi
Papyrus 2: Rinisje e një debati mbi integrimin dhe drejtësinë sociale në Gjenevë
Prof. Sangdel i ka drejtuar Këshillit shtetëror kantonal, një pyetje mbi rezultatet e Operacionit "Papyrus": Sa njerëz jetojnë dhe punojnë në Gjenevë "pa letra"
Djawed Sangdel, deputet në parlamentin e Gjenevës njëkohësisht është edhe kandidat në zgjedhjet komuna le të marsit për këshillin administrues, ( lexo kryetar komune) në komunën e Vernies.
Profesori Sangdel, duke qenë tejet i interesuar për popullatën migruese të Gjenevës, në theks të veçant duke njohur më për së afërmi politikën migruese zvicerane, ai angazhohet për respektimin e të drejtave njerzore. Në misionin e tij politik, që bartë edhe partia së cilës ai i takon, Sangdel bën përpjekje të vazhdueshme prej vitesh për Liri dhe drejtësi sociale.
Këto ditë, Sangdel i ka drejtuar Këshillit shtetëror kantonal, një pyetje mbi rezultatet e Operacionit “Papyrus”. Kjo, mbase do të vë në pah edhe njëher të vërtetën në tryezë politike duke pasur parasysh se sa e sa njerëz jetojnë dhe punojnë në Gjenevë “pa letra” duke mos gëzuar të drejtat e tyre elementare të mbrojtjes e as të lëvizjes së lirë.
Shumë njerëz akoma edhe sot nga popullata shqiptare janë pjesë e një sistemi politik të padrejtë ndaj tyre dhe jetojnë në “ilegalitet” duke kontribuar me shumë sakrificë në ekonominë gjenevase.
Ju rikujtojmë se në vitin 2017, Operacioni “Papirus” ishte si një ngjarje historike në politikën e migracionit jo vetëm të Gjenevës. Ky projekt ishte moment historik edhe në politikën e migracionit të Zvicrës sepse për herë të parë në shtetin helvetik ishte vënë në vepër një projekt që synonte të rregullonte statusin e qëndrimit e të punës për personat “pa letra” të cilët plotësonin kritere të rrepta. E gjithë kjo me qëllim legalizimin e situatës së shumë punëtorëve thelbësorë për ekonominë lokale, duke promovuar integrimin e tyre social.
Një numër jashtzakonisht i madh i shqiptarëve kishin përfituar të drejtën e statusit në kanton të Gjenevës por një numër alarmant i dosjeve nuk kanë arritur të trajtohen as deri më sot.
Në bisedën që kishim me Djawed Sangdel ne i kërkuam të dinim më hollësisht rreth asaj që ai i ka adresuar Këshillit të Shtetit. Në disa pika kemi përmbledhur atë që i intereson publikut tonë:
Një hap drejt transparencës
Tetë vjet pas operacionit “Papyrus”, ka ende disa zona gri në lidhje me rezultatet përfundimtare të këtij operacioni. I vetëdijshëm për këto çështje, deputeti nga partia, Liritë dhe Drejtësia Sociale, Djawed Sangdel rikujtojmë se i ka dërguar një pyetje urgjente me shkrim Këshillit të Shtetit për të marrë përgjigje të qarta. Pyetja e tij fokusohet në dy pika thelbësore:
1. Shifrat: Sa është numri i saktë i rregullimeve të kryera që nga viti 2017?
2. Rastet e papërfunduara: Çfarë mekanizmash janë vendosur për të trajtuar çështjet në pritje dhe për të kapërcyer pengesat administrative?
Një reflektim për të ardhmen
Ndërhyrja e Djawed Sangdel shkon përtej kërkimit të thjeshtë të figurave. Ai fillon një reflektim mbi një fazë të dytë të mundshme të Operacionit Papirus. Në një kontekst ku ekonomia e Gjenevës varet pjesërisht nga punëtorët “pa letra” në sektorë të caktuar, rregullimi më i gjerë jo vetëm që mund të forcojë kohezionin social, por edhe të konsolidojë themelet ekonomike të kantonit.
Një thirrje për veprim
“Është thelbësore të matet ndikimi real i Operacionit Papirus dhe të hulumtohen mënyra për të zgjeruar këtë iniciativë jetike për Gjenevën”, na tha Djawed Sangdel. Kjo qasje është pjesë e dëshirës për transparencë, drejtësi sociale dhe humanizëm, duke promovuar një qasje të drejtë ndaj politikave të migracionit.
Një çështje e rëndësishme shoqërore
Përgjigjet e Këshillit të Shtetit do të kenë ndikim të rëndësishëm. Ato jo vetëm që do të bëjnë të mundur hartimin e një inventari të saktë, por edhe rinisjen e një debati vendimtar mbi integrimin dhe drejtësinë sociale në Gjenevë.
Me këtë iniciativë, Djawed Sangdel rikonfirmon angazhimin e tij për qeverisje gjithëpërfshirëse dhe largpamëse. Të gjithë ne, që kemi një të kaluar përmes së cilës sakrifica e të jetuarit “pa letra” ka lënë gjurmë në memorjen tonë kolektive, duhet edhe njëherë të jemi bashkë në krah të atyre që kanë nevojë për zërin tonë.
E zëri ynë është vota jonë të cilën me shumë përgjegjësi duhet të dijmë kujt t’ia besojmë.
(Fotot: MLH)
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar
















