Kosova
Aksidenti Mitrovicë-Pejë: 3 të vdekur e 4 policë të lënduar
Në komunikatë në Facebook, thuhet se aksidenti ndodhi ndërmjet dy veturave, njëra nga to e policisë. Tre persona civil mbeten të vdekur, katër policë të lënduar
Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, ku u përfshinë dy vetura, njëra prej tyre një automjet zyrtar i policisë,transmeton Albinfo.ch.
Sipas njoftimit në Facebook, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40, në segmentin rrugor të fshatit Çubrel të Skenderajit. Për pasojë bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, katër prej të cilëve zyrtarë policor. Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










